Deputeti Erion Braçe ka rikujtuar edhe njëherë sot në Facebook kontributin në këto 25 vjet demokraci të Partisë Socialiste.
Në këtë status Braçe shkruan se gjatë këtij çerek shekulli, PS-ja ka rol të rëndësishëm në zhvillimin e vendit dhe më i fundit është miratimi i reformës në Drejtësi. Sipas tij, nëse Nanon e respekton për lirinë dhe demokracinë brenda PS-së, Ramën do ta respektojë pikërisht për Reformën në Drejtësi.
Statusi:
“BURRAT, BURAT, BULAT, PULAT! Dy kategori mes burrave si duroj dot: “MOSMIRNJOHËSIT” DHE “GËNJESHTARËT”. Burrat mosmirnjohës e humbin një “r” menjëherë. Te dytën “r”, e humbin kur gënjejnë.
Në fakt, nuk ka më të zhbërë se burrat që gënjejnë, veçanërisht kur e bëjnë këtë për të rritur, lartësuar veten, parimësine që se kanë si vlerë të tyre. Kur arrijnë këtu, ndodh të mos thonë asgjë në një orë, dy, tre, pavarësisht se flasin pa pushim, thjeshtë shajnë, fyejnë, shpifin, gënjejnë; pështyjnë. Në të tilla rastekur “rr”ja nuk është më, “l”ja i përfaqeson; bëhen “bula” ose “pula”kakarisin. Dua të them dy gjëra për vete dhe nuk dua të keqkuptohet askush. Këtë vit, në prill sërish, mbush 25 vite me Partinë Socialiste, militim në të, si anëtar i zakonshëm në forumin e rinisë së saj FRESSH, në organizatën time, në “Zeri i Popullit”, në forumet e saj; deputet gjithashtu. As që e mendoja një karierë politike në fillim, thjesht doja një shtepi më të madhe për bindjet e mia, të majta nga fillimi në fund. Po, ishte zgjedhje ideologjike; me kohë u forcua, transformua duke e menduar të marrurit me politike si shërbim publik ndaj njerezve, sa më shumë njerëzve. Si i majtë gjithnjë. Nuk e paragjykova kurrë këtë shtëpi, megjithese e them që, sa herë jashtë saj me përmendnin trashegiminë e partisë se Enver Hoxhës, pohoja me bindje që trashëgimia e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare është nga më të rëndesishmet, gjithpërfshireset dhe emancipueset në këtë vend; si në vendet e koalicionit me të madh në histori, jashtë tij. E them dhe sot dhe as që e vuaj sulmin si trashëgimtar i saj. Modestisht, prej ditës së parë, jam munduar që kontributit të atyre burrave e grave që vendosën të themelojnë një alternative të majtë, socialdemokrate, atyre qindra mijëra të tjerëve deri në milionsocialiste të zakonshëm, tu shtoj sa të mundem edhe kontributin tim. Natyrisht, nuk kam bërë më shumë se kërkush. Nuk e mendoj këtë. Por i jam mirnjohës Partisë Socialiste, socialisteve dhe me shume se ata, njerëzve të zakonshem që ma dhanë këtë mundësi. Shpresoj shumë të mos i kem zhgenjyer! Se dyti, ka një debat që vjen si kauzë politike (!!), mbi përfshirjen e njerëzve të pasur dhe me rekorde kriminale në politikë. Kam parë e dëgjuar “kalores” shqiptare të kesaj kauze dhe, kam heshtur, nuk kam folur. Por kur genjeshtra bëhet shumë e gjatë, duhet thënë e vërteta. Kohë para zgjedhjeve të vitit 2013-të, kam propozuar një platformë të thjeshte kundër korrupsionit politik dhe përfshirjes se biznesmeneve në politike. Ishte konkrete dhe e fokusuar qartë në konfliktin e interesave, burimi kryesor i përfitimeve financiare kur merresh edhe me politikë. Propozova ndarje të qartë mes politikës e sipërmarrjes, deri në dorezim në njeë agjenci shtetërore të biznesit, bashkë me hyrjen në politike. As tek gruaja, as tek djali, as tek vëllai, as tek motra, as tek vjehrri, as tek vjehrra, as tek nipër e mbesa, as tek ortaku, as duke bërë me urdhër punetoret pronare te rinj; thjesht tek një agjenci shtetërore. E propozova këtë edhe pse besoja se, të perballesh me Sali Berishën nga pozita parimore, kur përballe ke jo vetem veprime kriminale por edhe shumë para, do ishte e pamundur. i qendroj edhe sot, e mendoj si zgjidhje këtë, nuk ndryshoj. “Bulat” që atëherë heshtnin publikisht, por vesh me vesh sulmonin “specien ne zhdukje”, kane ndryshuar. Në të njejten linjë, në një mbledhje të kryesisë së Partisë Socialiste, ajo që miratoi listën e kandidateve për deputete në zgjedhjet e vitit 2013te, kam patur mendimin tim per pastertinë e kandidateve, i përmbushur si kusht me dokumenta zyrtare të depozituara në PSsiç dëshmia e penalitetit për secilin, edhe për mua. Në përputhje gërmë peë gërmë me Kushtetutën e kohës. E hapa dhe e bëra vetëm këtë debat, me një tjeter koleg të mire e të hershëm ne PSpor ai eshte burre, jo “bule”, as “pule”. Koha tregoi se nje dokument nuk mjafton. Por kjo nuk mund të kriminalizojë Partinë Socialiste. Vullneti i saj për të ndryshuar, prekur Kushtetuten dhe kufizuar deri në mohim liritë e një kandidati, është aty, nuk mund ta pështyj askush, as ai që kur në vendosnim të benim ketë, mu aty brenda nesh thoshte qarte“po beni gabim”! Por mbi te gjitha, kultura e re ne raport me ligjin, respektimin, por me shume shkeljen e tij nga cilido deputet, pa folur per familjare, miq, shoke, te njohur, ben diferencen e thelle ne kete vend. Partia Socialiste nuk mbron kerkend qe shkel ligjin, e dorezon ate dhe i kerkon te perballet me pasojat e veprimeve te tij. Si gjithe te tjeret! I barabarte ende jo, per shkak te nje sistemi te kalbur, te korruptuar e politik te drejtesise. Refroma ne Drejtesiarritja me e madhe e nje force politike prej vendosjes se pluralizmit ne Shqiperi, Partise Socialiste, eshte vepra qe deshmon kete, rrezon cdo kauze propagande, thyen cdo sulm genjeshtrash qe nuk larteson kend. Po rikthejme barazine ne nje aspekt jetik dhe kjo eshte shume; BARAZINE PARA LIGJIT! i perfshin te gjithe, njerez te zakonshem apo politikane te jashtezakonshem, te varfer apo te pasur qe mbine papritur nga varferia. Kjo duhej! Kjo duhet te shkoje deri ne fund! Une do vijoj te jem nje nga kontribuesit, te them ate qe mendoj ne shtepine time, per cdo gje, fenomene padiskutim, brenda parimeve me te cilat hyra dhe me pranuan ne kete shtepi. Jo per njerez te saj! Nese do me duhet njehere ta bej kete, atehere po e bej sot, per te thene: Nese Fatos Nanon do ta respektoj gjithnje per lirine, mundesine, debatin, demokracine ne PS, Edi Ramen do ta respektoj per Reformen ne Drejtesineaktin me te madh kunder krimit, shansin per te rikthyer barazine ne kete vend, duke themeluar nje republike te re te mbeshtetur tek ligji dhe barazia para tij; perendimore me ne fund. Natyrisht, njesoj si per cdo burre e grua qe qendroi ne Partine Socialiste, mes njemije e nje sakrificash, ne te mire apo ne veshtire, si anetar i thjeshte apo si drejtues ne te, duke marre vendimet e duhura. Nje per nje! ( J.V/Shuplaka)