Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka kujtuar 15 janarin e vitit 1992, koha kur lindi organizata e madhe poltike rinore në Shqipëri, Forumi i Rinisë Eurosocialiste.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Braçe ka publikuar disa foto nga kutjimet e atyre kohëve, ndërkohë që falenderon me emra gjithë mbështetësit në ditë të vështira.
Në foto ai është në krah me ish kryeministrin socialist dhe ish kreun e PS, Fatos Nano, dhe tek një tjetër shfaqet me presidentin aktual Ilir Meta dhe bashkeshorten e tij, sot kryetarja e LSI-se, Kryemadhi.
“I jam pafund mirenjohes familjeve te cdo djali e vajze qe per shkak te zgjedhjes se femijeve te tyre, u perndoq sic Hitleri perndoqi hebrenjte, nga i njejti fashist qe ben edhe sot te njejten gjueti!”- shkruan Braçe.
Postimi i Braçes
#15JANAR
PREJ ASAJ DITE,
NJE JETE E JETUAR SI I MAJTE!
Sot eshte thjesht zgjedhje,
por ne #15JANAR1992 nuk ishte e tille, nuk lejohej te zgjidhje majtas.
Habi ëëëë?
E vertete eshte-ishte vendosur pluralizmi, liria e te menduarit,
te shprehurit, liria e zgjedhjes,
por jo majtas;
Nuk ishte bullizem, ishte lufte!
Ndaj, zgjedhja per te qene #eurosocialist, i ri dhe i majte,
nuk ishte perpjekje per nje tjeter organizate partie,
por nje akt lirie ne demokraci!
Une i jam shume mirenjohes cdo djali e vajze qe ishte pjese ate dite e para saj deri ne 15 janar, me pas patjeter;
I jam mirenjohes cdo burri e gruaje ne Partine Socialiste qe hapi dyert dhe u kujdes per secilin nder ne duke nisur nga Fatos Nano e Servet Pellumbi, Namik Dokle e Luan Hajdaraga, Sabit Brokaj e Ethem Ruka, Maqo Lakrori, Ermelinda Meksi e Arta Dade etj,
posacerisht, mirenjohes per disa burra qe ishin edhe me prane, marre perdite me organizimin tone,
Halil Lalaj, Ndre Legisi dhe Musa Ulqini.
Pa ta do ishte e veshtire per te gjithe,
nga Pandi, Iliri, Zela, Luzhi e deri tek cdonjeri qe beri zgjedhjen e forte ne 15 janar 1992, nje akt i ndershem lirie!
I jam pafund mirenjohes familjeve te cdo djali e vajze qe per shkak te zgjedhjes se femijeve te tyre,
u perndoq sic Hitleri perndoqi hebrenjte, nga i njejti fashist qe ben edhe sot te njejten gjueti!
Fotot dhe sqarimet e bera nga Brace
- Eshte e rendesishme ta nisesh me fitore; diku mes Beratit, Kucoves, Ures e Lushnjes, pas mitingut elektoral te zgjedhjeve te para lokale te fituara prej PS.
- Ne nje dite si kjo, 15JANAR me nje mikprites te lindur, aq prane cdo te riu ne PS, Fatos Nanon.
- Nje ure drejt evropes per te majten shqiptare, atekohe kur Fressh priste e kominikonte edhe me Partine Socialiste Evropiane.
- Ne te parin e te fundit akt te paster besimi kur Partia Socialiste pranoi ne sistem maxhoritar nje liste me te rinj eurosocialiste te cilet i kandidoi per deputete ne zona njeemerore;
Une njeri nder ta!
Une e nisa keshtu dhe me #15JANAR
#MIRENJOHES
Discussion about this post