13:36 | 30/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Braçe replikon me Zogajn: E padrejtë ajo që po bën

19:09 | 05/01/2017
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Braçe replikon me Zogajn: E padrejtë ajo që po bën

Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Brace ka replikuar me analistin Preç Zogaj lidhur me shkrimin e tij të botuar me titull “”Një dyzinë me ndjesëza për të mbuluar një falje të munduar”.

Sipas deputetit të qarkut Fier, Zogaj nuk i pranon ndjesat që Kryeministri Edi Rama rreshtoi natën e vitit të ri. Këtë deputeti i PS-së e cilëson qëndrim me dy standarde pasi Zogaj pak muaj më parë thotë ai, mbështeti faljet që kërkoi kreu i opozitës për gabimet e bëra gjatë qeverisjes së djathtë në tetë vite.

Braçe thekson më tej, se të mos pranosh ndjesat e një njeriu për punët e pakryera dhe të pranosh “faljet e një vrasësi” është “minimumi e padrejtë dhe e pandershme”.

Reagimi i plotë i Braçes:

“FALJET” E BASHES, “NDJESAT” E RAMES DHE PREC ZOGAJ SI GJYKATES I PADREJTE!!

Prec Zogaj-politikan, shkrimtar e poet, kish mbushur nje faqe te madhe sot me “ndjesat e Edi Rames”.
Jane ato ndjesat qe Edi Rama i rreshtoi naten e vitit te ri per nje kategori te gjere njerezish dhe mire beri.
Se kish bere kush me pare. Nen mandat-gjithnje. Kur ikin e bejne te gjithe.

Por Prec Zogaj nuk i pranon ato!

Dy muaj me pare, Prec Zogaj u be cope te na mbushte mendjen se faljet qe kerkon Lulzim Basha-teresisht banale e pa lidhje me krimet e verteta te Sali Berishes dhe te tijat personalisht, ishin te verteta dhe keto e benin ate nje politikan normal. Madje keto perpjekjet e Precit, u kthyen ne nje fushate te tere “maredheniesh me publikun” per te na shitur Lulzim Bashen ndryshe.

Ne fakt Lulzim Basha nuk ka ndryshuar hic; Ai mendon se ka bere mire qe ka vrare ne 21 janar,
qe ka vjedhur ne rrugen e Kombit duke na dhene vepren e Kombit; Nderkohe, vijoi edhe kete vit, ta mbylle vitin jashte vendit e ta hape po jashte vendit, per ta mbyllur serish jashte vendit e per ta hapur po andej.

Tani Prec; Te na shesesh “faljet” e nje vrasesi-por jo per vrasjet, si te verteta dhe, te mos pranosh ndjesat e nje njeriu per punet e kryera apo te pakryera ende, eshte minimumi e padrejte!! E pandershme po e po!!

Në shkrimin e tij, Zogaj ndër të tjera shkruan: “Të kërkosh ndjesë që ke bërë me shumë për tre vjet sesa kanë bërë të tjerët në njëzet vjet është komike, e pasinqertë. Unë nuk them se të gjitha përgjegjësitë dhe fajet për gjendjen i takojnë kësaj qeverie, po të mos ndiejë asnjë, kjo është qesharake. Pse i thotë vetes qeveri atëherë? Kjo e rrëzon në themel, si një hipokrizi, listën e ndjesave. Sepse kur flitet për çështje të pushtetit dhe qeverisjes në veprim, ndjesa është në vetë të parë, është për atë që ti mendon se ke bërë keq, ke bërë gabim apo nuk e ke bërë fare siç e ke premtuar. S’ka ndjesë jashtë vetes tënde”. (A.R/SHUPLAKA)

Etiketa: Braçereplikëzogaj
Pas

Adoleshentët shqiptarë zhduken në Britani, policia kërkon ndihmë (FOTO)

Para

Ngrin mbi shtyllë punonjësi i OSHEE-së në Kukës, dërgohet me urgjencë në spital

Para
Ngrin mbi shtyllë punonjësi i OSHEE-së në Kukës, dërgohet me urgjencë në spital

Ngrin mbi shtyllë punonjësi i OSHEE-së në Kukës, dërgohet me urgjencë në spital

Discussion about this post

 



Të Fundit

Manja: Zjarret kriminale, kërcënim për turizmin dhe jetën në Lezhë

Vengu: Forcat Komando, 30 vite krenari e Forcave të Armatosura

“Rrugorja” e Lezhës bë bilancin për qershorin: U arrestuar 19 drejtues mjetesh dhe u vendosën rreth 3200 gjoba

Sezoni turistik – Policia monitoron zhurmat në zonat turistike në Gjirokastër, bizneset nën kontroll me matës akustik

Hyn në fuqi marrëveshja SHBA-BM për uljen e tarifave për prodhuesit britanikë të automjeteve

Kurti merr pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit në Shkup

Tentuan të fusin në Shqipëri mbi 22 mijë franga dhe 500 euro pa i deklaruar, procedohen dy persona

Sezoni turistik, Rama ndan pamje nga bajpasi i Vlorës

Dortmund i prish punë Milanit, futet në garë për Ardon Jasharin! Brugge kërkon 35 mln euro

Aktakuzë në mungesë ndaj dy serbëve për krime lufte në Kaçanik

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.