Brad Pitt dhe Jennifer Aniston janë divorcuar në vitin 2015, kohë kur Brad njohu Angelina Jolie.
Aktori duket se ka bërë një hap prapa në kohë, meritë kjo edhe e seancave të vazhdueshme rehabilituese, pas divorcit me Jolie disa muaj më parë.
‘Brad Pitt jo vetëm që ka hequr dorë nga pija, por ka filluar edhe të bëje seanca terapie’, shkruan revista, revista amerikane ‘Life & Style’ sipas të cilës një burim ka thënë që: ‘Brad i ka kërkuar falje Jen, që dikur i ka thyer zemrën dhe e ka bërë të vuaje. Zakonisht ai nuk hapet kështu, por falë kësaj terapie dhe periudhës së rehabilitimit, ka mësuar të shprehe ndjenjat e tij, duke u përpjekur të kuptoje edhe dhimbjen që i ka shkaktuar të tjerëve, në këtë rast Jennifer-it.
Ndërkohë Aniston e ka falur, duke i thënë që të fokusohet tek e ardhmja. Jen do të festojë së fundmi 2 vjetorin e martesës me Justin Theroux, ndërsa Pitt vazhdon gjyqet për divorcin dhe çështjet që lidhen me kujdestarinë e 6 fëmijëve te tyre, Maddox, 15 vjeç, Pax, 13, Zahara, 12, Shiloh, 11, dhe binjakët 8 vjeç, Knox dhe Vivienne. (S.SH/Shuplaka)
Discussion about this post