Bradley Lowery, fansi 6-vjeçar i Jermain Defoe ka ndërruar jetë. Një goditje e rëndë kjo jo vetëm për familjarët e tij por edhe për futbollistin anglez, i cili ishte lidhur tej mase shumë me vogëlushin. Një goditje e rëndë gjithashtu edhe për fansat e tij në mbarë botën, të cilët u dashuruan me buzëqeshjen e vogëlushit që vuante nga një sëmundje e rëndë.
Lajmin e ka bërë të ditur në Facebook, ”, nëna e Bradley, Gemma Loëery, e cila shkruante: “djali i saj trim” ka shkuar me “engjëjt”.
Në mediat ndërkombëtare qarkullon fotoja ku Bradley dhe Defoe u fotografuan bashkë në shtëpinë e të rinjve në Blackhall, javën e kaluar pasi djali i vogël po kalonte ditët e fundit të jetës së tij.
Kujtojmë se në konferencën e tij të fundit për mediat, kur gazetarët e pyetën për gjendjen e fansit të tij të vogël, Jermain Defoe shpërtheu në lot. 34-vjeçari u shpreh se ai flet çdo ditë me familjarët e tij.
“Ka qenë e vështirë, ka qenë e vështirë sepse kam qëndruar me të për shumë kohë, duke u përpjekur të jem i fortë për familjen time dhe të tij.
Nuk di të gjej fjalë për t’u shprehur sesi ndihem. Ka qenë një kohë shumë e veçantë kjo e kaluar me Bradley.
Flas me familjarët e tij çdo ditë, isha me të para disa ditësh dhe ishte e vështirë t’a shihja atë të vuante ashtu.
Ndjeva se isha i përgatitur për të pasi shkova atje së bashku me babain tim, por ishte aq e vështirë për të parë atë fëmijë në atë moshë duke luftuar me jetën.
Unë mund të them se është çështje ditësh, por unë mund të them se ai do jetë gjithmonë në zemrën time edhe për pjesën e jetës që më ka mbetur.”, është shprehur Defoe. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post