Deputeti i LSI-së, Endrit Brahimllari nga foltaorja e Kuvendit ka deklaruar se buxheti i paraqitur nga qeveria “Rama 2”, nuk është I qytetarëve pasi sipas tij mazhoranca I jep më parë llogari oligarkëve dhe krimit.
Ai than se varfëria dhe papunësia po i largojnë shqiptarët nga vendi duke bërë që Shqipëria të shpopullohet.
Braimllari tha se buxheti nuk ka asnjë plan konkret për të zgjidhur plagët e rënda të shoqërisë shqiptare.
“Buxheti i vitit 2018 i rrit taksat për 99% të shqiptarëve. Taksat ulen vetëm për oligarkët dhe rritet barra për të varfrit dhe klasën së mesme. Në këtë situatë të jashtëzakonshme papunësie dhe varfërie nuk ka asnjë plan për rritjen e pagave apo pensioneve”, tha ai.
Fjalimi i plotë:
Sot diskutojme në parim projekt-buxhetin për vitin 2018.
Shpresoj që të jemi sa më objektiv dhe real sepse ajo çka dikutojmë ne sot në këtë seancë ka të bëjë drejtperdrejtë me qytetarët. Ky duhet të jetë buxheti i tyre por fatkeqësisht kjo maxhorancë nuk është e qytetarëve sepse llogarinë e jep përpara oligarkisë dhe krimit të organizuar dhe për hërë të parë në historinë e shqiperisë ne kemi një buxhet të dalë nga zyrat e oligarkisë dhe jo të qeverisë.
Ky project-buxhet vjen në një moment shumë delikat për ekonominë e vendit. Në fakt ekonomia shqiptare sot gjendet në një situatë të tmerrshme. Vendi është në një polarizim të skajshëm social. Shqiptarët janë gjithmonë e më të varfër dhe papunësia po kap shifra rekord. Kjo pasiguri e jashtëzakonshme po i bën qytetarët shqiptarë që ta shohin emigrimin si të vetmen zgjidhje për të pasur një të ardhme më të mirë. Kjo varfëri, kjo situatë e ekonomisë po çon drejt shpopullimit të Shqipërisë.
Ky buxhet nuk sjell asgjë, nuk ka asnjë plan konkret për të zgjidhur sadopak këto plagë të rënda të shoqërisë shqiptare. Qeveria është e pa interesuar për t’i zgjidhur këto çështje, dhe sigurisht shumë e interesuar të bëjë të kundërtën, në aleancë të hapur me oligarkët që e mbështesin. Buxheti i vitit 2018 i rrit taksat për 99% të shqiptarëve. Taksat ulen vetëm për oligarkët dhe rritet barra për të varfrit dhe klasën së mesme. Në këtë situatë të jashtëzakonshme papunësie dhe varfërie nuk ka asnjë plan për rritjen e pagave apo pensioneve.
Me buxhetin e 2018 qeveria do të shtojë trefish taksën e banesës. Asgjë e sjellë sot këtu nga qeveria në këtë dokument nuk përfshin ndonjë plan ekonomik që të ketë në fokus reduktimin e varfërisë dhe të pabarazisë, reduktimin e taksave dhe përmirësimin e klimës së biznesit për të stimuluar prodhimin vendas, për të thithur investimet e huaja dhe hapur vende të reja pune kryesisht për të rinjtë.
Ky nuk është buxheti i të varfërve dhe i shtresave në nevojë por është buxhet i oligarkëve, një buxhet i përpiluar vetëm në funksion të pasurimit të qeverisë dhe klientëve të saj.
LSI beson se lufta ndaj varfërisë duhet të jetë çështja më e rëndësishme që duhet zgjidhur sa më parë. Dhe me këtë buxhet një gjë e tillë absolutisht që nuk mund të realizohet, përkundrazi varfëria thellohet edhe më tej dhe pasurohen të pasurit.
I sygjerojmë Kryeministrit të shkojë pa regji, anë e mbanë vëndit, të shikojë nga afër varfërinë që po i mundon çdo ditë e më shumë shqiptarët. Të pyesi prindërit e ndërshëm të këtij vëndi që nuk nxjerrin dot bukën e gojës së fëmijëve dhe jo më të mendojnë për arsimin e tyre. Unë e kuptoj që e keni të vështirë të kuptoni varfërinë, mundin, djersën dhe sakrificat e çdo prindi të ndershëm për arsimin dhe edukimin e femijëjeve për krijimin e një prespektive europiane ketu në vëndit tonë sepse ju nuk shikoni përtej oborrit, oligarkisë dhe lluksit tuaj qeveritar që po i merr çdo ditë e më shumë shpirtin këtij vëndi.
Të nderuar kolegë ky buxhet rrezikon edhe stabilitetin makro-ekonomik, sigurinë dhe paqen sociale në vend. Projekti 1 miliard euro i Ramës është një projekt për ta kthyer Shqipërinë në një lavatriçe të madhe pastrimi parash, sidomos ato të ardhura nga trafiku i drogës. Rrezikon të falimentoj bizneset e ndershme që prej shumë vitesh me mund dhe djersë kanë arritur të ndërtojnë një biznez në këtë vënd. Ky projekt i qeverisë së krimit dhe oligarkëve e çon Shqipërinë drejt një situate të rrezikshme dhe të panjohur.
Qeverisja e Rilindjes nuk solli asnjë investim të vetëm të huaj në vend dhe tani nuk është e aftë të thotë nëse do të ketë apo jo investim të rëndësishëm të huaj edhe vitin e ardhshëm. Megjithatë për diçka është e aftë, të bëjë me dhjetra koncesione, me miliarda të marra borxh që ua shpërndan klientëve të saj. FMN-ja paralajmëron rreziqe të mëdha për vendin dhe kjo qeveri do ta zhys ekonominë në kolaps.
Të nderuar kolegë, bujqësia është sektori më i rëndësishëm i ekonomisë shqiptare. Jep një kontribut prej rreth 21% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe nga ana tjetër merr fonde më pak se 0.3% të këtij prodhimi. Kjo qeveri është e pa interesuar të mbështes këtë sektor.
Nuk mund të kemi një bujqësi të zhvilluar dhe konkurruese kur jemi vendi me buxhetin më të vogël të subvencioneve të rajon. Të gjitha këto janë problematika që kërkojnë një zgjidhje imediate por sigurisht që qeveria e drogës dhe oligarkëve nuk mund t’a ketë këtë PRIORITET dhe ka sjellë këtu këtë buxhet, i cili nuk jep asnjë zgjidhje PËR BUJQËSINË.
Të nderuar kolegë vëndi është në ditët më të vështira përsa i përket sigurisë. Mungesa e sigurisë në vënd ul klimën e besimit për investimet e huaja por edhe ato vëndase, ul besushmërinë e qytetarëve tek funksionimi i shtetit kur ato e shohin dukshëm një qeveri të kapur kokë e kembë nga trafikantët e lëndëve narkotive. Ky në faktë duhet të ishte buxheti i luftës kundra krimit të organizuar, korrupsionit, pastrimit të parave, trafikimit të lëndëve narkotike, por ndodh e kundra sepse përveç buxhetit kjo luftë është edhe çështje vullneti dhe deri më tani kryministri nuk ka dëshmuar këtë vullnet.
Kryeminsrti ka përkrahur trafikantët dhe përsëri më këtë buxhet ai po mundohet që ti legjitimoj ato duke pastruar paratë nëpërmjet buxhetit të shqiptarëve. Kjo është një skem kriminale e cila dukshmë vihet re dhe nga ngjarjet e fundit NË VËND. Degjojmë se këto muaj ka pasur një luftë të paparë ndonjëherë në historinë e shqipërisë përsa i përket kanabisit, mos u çuditni, do këtë luftë kundra kanabisit sepse kanabisi e mbaroi misioni e tij, deformoi vullnetin e shqiptarëve me 25 Qershor, pasuroi kryeministrin dhe shpurën e tij. Bandat me fuqizimin ekonomik nëpërmjet kanabisit do vazhdojnë trafikun e drogerave të forta por edhe misionin e kryeministrit për pastrimin e parave TË PISTA.
Ne nuk mund të tolerojmë një qeveri, e cila shpërdoron dhe tallet në këtë mënyrë me paratë e shqiptarëve. Kjo nuk është paaftësi por në fakt është një plan i mirëfilltë i qeverisë për të varfëruar më shumë shqiptarët, për t’i çuar ata gjithmonë e më shumë në pamundësi të jetëses. Vetëm kështu do të mund ta kishte më të lehtë që të qëndronte në pushtet duke e blerë votën, duke e manipuluar vullnetin e shqiptarëve. Unë jam i bindur që shqiptarët nuk do ta lejojnë një gjë të tillë sepse shqiptarët e ndjejnë çdo ditë tek xhepi i tyre rëndimin e barrës së ekonomisë.
(B.H/Faxweb)