Kryetari i Këshilltarëve të Partisë së Lirisë, në Këshillin Bashkiak të Bashkisë së Tiranës, Endrit Braimllari kundër propozimit të Eridian Salianjit të PS. Salianji propozoi që këshilli të jetë me 5 zëvendëskryetar këshilli nga ana e rilindjes.
Braimllari: Ky propozim tregon qartë përpjekjen e kësaj force politike për ta kthyer Këshillin Bashkiak në një qokë të radhës së Erion Veliajt. Koha e një këshilli bashkiak dhe një kryetari monist ka marrë fund. Institucioni më i rëndësishëm i Tiranës parlamenti vendor nuk mund të kthehet në një institucion qokë duke legjitimuar rolin e rëndësishëm që ka këshilli. Duhet zbatuar rregullorja jo forca e kartonit. Këshilli bashkiak është i qytetarëve jo i qokave personale të Erion Veliajt.