12:14 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Braimllari nga Durrësi: Ulje taksash dhe vende të reja pune, LSI forcë e parë

13:42 | 04/06/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Braimllari nga Durrësi: Ulje taksash dhe vende të reja pune, LSI forcë e parë

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, njëherësh kandidati për deputet i LSI-së Endrit Braimllari, së bashku me kandidatin për Kryetar Bashkie të Kavajës Maksim Kona, zhvilluan disa takime me banorë të njësisë administrative të Golemit.

Gjatë këtyre takimeve, Braimllari dhe Kona pasi dëgjuan nga afër shqetësimet dhe problematikat e banorëve të zonës, u shprehur se me LSI-në forcë të parë dhe me drejtimin e bashkisë nga  Kona, zona e Golemit do të marri një zhvillim ekonomik që do të bëj të mundur rritjen e mirëqenies së banorëve.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari theksoi para banorëve të Golemit se duke votuar LSI-në që ajo të dalë forcë e parë do të thotë drejtim i ri i qeverisë, ulje taksash dhe hapjen e vendeve të reja të punës duke garantuar një zhvillim të gjithë Bashkisë së Kavajës dhe të gjithë Shqipërisë .

“Maksim Kona do të ketë përkrahjen maksimale të LSI-së si forcë. Kjo mbështetje e që do të përkthehet në trefishim të fondeve për bujqësinë me qëllim që të krijohen mundësitë për të zhvilluar edhe më tej asetet bujqësore të zonës së Golemit por edhe për të hapur vendet e reja të punës pasi LSI-së është një shans për të gjithë. LSI forcë e parë do të thotë një qeverisje tjetër e vendit, do të thotë ulje taksash, do të thotë hapjen e vendeve të reja të punës të mirëpaguara”,u shpreh Braimllari.

Nga ana e tij, kandidati për Kryetar Bashkie të Kavajës, Maksim Kona prezantoi para banorëve të Golemit planin e tij për të zhvilluar këtë njësi administrative. Duke e cilësuar Golemin si një nyje kyçe për zhvillimin e turizmit në vende, ai theksoi se me drejtimin e bashkisë nga ana e tij do të bëhet e mundur lidhja infrastrukturore e zonës kodrinore të Golemit me atë bregdetare gjë e cila do të garantoj një treg të sigurt për produktet bujqësore në hotelet e plazhit të Golemit.

“Lidhja e truizmit bregdetar me zonën kodrinore është një mundësi për zhvillimin e ekonomisë për zonën e tuja. Kjo do të rrisë cilësisht turizmin e zonës, që bashkë me bujqësinë, përbëjnë burimin kryesor për zhvillimin ekonomik të vendit. Prandaj jemi të orientuar që Golemi të jetë një zonë elitare si në fushën e turizmit ashtu edhe në fushën e bujqësisë”,u shpreh kandidati për kryetar bashkie të Kavajës Maksim Kona. (J.V/Shuplaka)

 

 

Etiketa: braimllaridurresLSI
Pas

Reagon Beqaj ndaj Bashës: Programi yt rrënon pagat e punonjësve në sistemin shëndetësor me 13,4 miliardë lekë

Para

Udhëton papritur për në Tiranë, zbulohet arsyeja pse Rita Ora udhëtoj për në shqipëri (FOTOT)

Para
Udhëton papritur për në Tiranë, zbulohet arsyeja pse Rita Ora udhëtoj për në shqipëri (FOTOT)

Udhëton papritur për në Tiranë, zbulohet arsyeja pse Rita Ora udhëtoj për në shqipëri (FOTOT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Anija turke kapet në brigjet belge me qindra kg kokainë, 8 në pranga. Mes tyre një shqiptar

Aktivizohen sirenat në Izrael, dyshohet për sulm nga Jemeni

Shitje lëndësh narkotike dhe prostitucion, arrestohet shqiptari! Në pranga edhe dy vajza të huaja

Britania e Madhe dhe Siria rivendosin marrëdhënie diplomatike

Jepte lekë me fajde dhe kanoste qytetarë, arrestohet polici në Elbasan

Blushi i drejtohet Kongresit të Autoriteteve Lokale të KiE: Rama po shkel autonominë e pushtetit vendor, atentat ndaj Kushtetutës dhe demokracisë

SHBA dhe Vietnami nënshkruajnë një marrëveshje doganore, ja çfarë synohet

U akuzua për ngacmim seksual, jep dorëheqjen zyrtari i qeverisë së Spanjës

Operacioni “Mix”/ Në pranga 21-vjeçari me arsenal armësh dhe lëndë narkotike(EMRI)

Gjendet trupi i pajetë i një personi në ujërat e liqenit të Pogradecit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.