Një nënë shqiptare ka braktisur në rrugët e Greqisë tre fëmijët e saj të mitur. Autoritetet greke bëjnë me dije se tre vajzat e mitura janë gjetur të shtunën e kaluar, të braktisura në mes të rrugës në Patra të Greqisë.
Policia ka vënë në pranga babain 27-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim mamanë e re.
Mediat greke shkruajnë se një muaj më parë, 20 vjeçarja e kishte braktisur burrin me të cilin kishte katër fëmijë, për një person tjetër.
Por 27-vjeçari i “dëshpëruar” për të rifituar gruan, ka lënë djalin në shtëpinë e tij në fshatin Lehena dhe ka marrë vajzat për t’i çuar te shtëpia e vjehrrës në qytetin e Patrës.
Por pasi nëna e re e ka marrë vesh këtë, ka shkuar menjëherë te shpëpia e së ëmës për të marrë vajzat, të cilat më pas i ka lënë vetëm në mes të rrugës.
Shqiptari pasi ka marrë vesh lajmin në media, është paraqitur në polici sëbashku me avokatin e tij. Por më pas është arrestuar për braktisje të fëmijëve. Ndërkohë nëna 20-vjeçare ka deklaruar se ka gjetur një dashuri të re, dhe nuk i do më fëmijët e saj. Të paktën kështu shkruan portali “News247.gr”. Vendnodhja e nënës së re nuk dihet, por policia i është futur punës për ta arrestuar edhe atë gjithashtu. (D.D/Shuplaka)