“Braktiseni anti-kuvendin e shoqatës Basha-Bardhi”. Kjo ka qenë kërkesa që ish kryeministri, Sali Berisha ka bërë ndaj demokratëve të pranishëm në foltoren e Kuçovës. Gjatë fjalës së tij, Berisha e deklaroi veprimin e Bashës për thirrjen e Kuvendit në datë 18 dhjetor si anti-legjitim për faktin se anëtarët e Kryesisë që e kishin miratuar një vendim të tillë, nuk ishin legjitimë dhe të votuar nga anëtarët e thjeshtë të PD.
Ai tha se akti i bërë nga Basha në bashkëpunim me sekretarin e Përgjithsh, Gazment Bardhin ishte një përpjekje për të vrarë pluralizmin politik dhe shtoi se 60% e anëtarëve të kryesisë aktuale në PD nuk ishin të votuar.
Ish-kryeministri, Sali Berisha:
11 dhjetori është një ditë e historisë ndaj dhe unë me këtë rast ftoj cdo delegate edhe delegate të Kuvendit Kombëtar të vijë e të firmosë historinë e re të pluralizmit, partinë Demorkatike të rithemeleuar. Ftoj cdo demokrat dhe delegate të mos shkojë, të braktisë anti-kuvendin e datës 18, de facto mbledhjen e krimit të shoqatës Basha-Bardhi në një akt të turpshëm për të sfiduar pluralizmin politik në Shqipëri. Të gjithë e patë sesi e mblodhi kryesinë peng Basha dhe deklaroi se ai do thërriste kuvendin legjitim. Mirëpo sapo u mblodh kryesia doli se nuk ishte legjitime, 60% e anëtarëve të tyre nuk ishin të votuar nga anëtarët e PD.