Këshilltarët e opozitës në Këshillin bashkiak të Tiranës kanë qëndruar vetëm pak minuta në mbledhjen e fundit për këtë sesion, duke u larguar nga salla.
Në një intervitë për mediat këshilltarja Mirela Bogdani lajmëroi sot se do të largohet nga koalicioni i majtë duke iu bashkuar opozitës.
“Leja e tjetërsimit të pronës së Teatrit duhet të kalonte nga këshilli Bashkiak.Unë nuk mund të vazhdoj të jem më pjesë e koalicionit të majtë. Duke nisur që sot dhe deri në përfundim të mandatit, nuk e konsideroj më veten pjesë e koalicionit të majtë. Nga sot dhe tutje do të jem pjesë e opozitës.”
Kreshnik Collaku u shpreh se fronti opozitar do të zgjerohet edhe më tej.
“Kjo është përgjgjja më e mirë që një qeveri dhe një adminstratë e korruptuar po marrin. Opozita sot është edhe më e fortë.”