Fitorja e boksierit shqiptar ndaj atij ukrainas duke u shpallur kështu kampion bote në peshën e tij, ka sjellë edhe reagimin e disa prej politikanëve shqiptarë.
Me anë të postimeve në rrjetet sociale kanë reaguar lideri i opozitës, Lulzim Basha dhe presidenti Ilir Meta. Të dy e kanë quajtur një arritje të madhe dhe kanë uruar Florian Markun për fitoren e merituar.
Postimi i Ilir Metës:
Një sukses i jashtëzakonshëm për boksin tonë profesionist, Florian Marku shpallet kampion bote në IBFI!
Urimet më të ngrohta dhe gjithmonë paraqitje të shkëlqyera në ring! Krenohemi me Florianin!
Postimi i Lulzim Bashës:
Triumf i jashtëzakonshëm i Florian Markut, që sot u ngjit në maja botërore! ??
Bravo shqipe ??