Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani nëpërmjet një reagimi në Twitter ka denoncuar radhën e gjatë të krijuar në Rinas natën e mbrëmshme, ndërkohë që luhej ndeshja mes Brazilit dhe Zvicrës.
Manjani në statusin e tij shkruan se nuk ka ndonjë fluks të madh se tre avionë janë shkarkuar, duke nënkuptuar se punonjësit po shikojnë futboll.
“Tani në orën 21:00 në Rinas! Nuk ka ndodhur ndonjë fluks i madh. Thjesht janë shkarkuar tre avionë njëkohësisht, siç ndodh rregullisht në këtë orë. Ama tabela “Mirsevini nê Shqipëri” është në punë. Normal Tabela nuk sheh futboll!”
(B.H/Faxweb)