Në Amerikën Latine janë zhvilluar disa nga ndeshjet e radhës për kualifikueset e Kupës së Botës, teksa bie në sy rikthimi te tri pikët pas katër ndeshjeve për Brazilit, apo ndeshja e fundit e Luis Suarez me Uruguain.
Brazili vuajti përballë Ekuadorit, por ishte Rodrygo ai që shënoi golin e fitores në suksesin 1-0. Brazili ngjitet në vendin e katërt në renditje, në kuotën e 10 pikëve.
Uruguaji u ndal në shtëpi në një barazim pa gola 0-0 nga Paraguai. Nuk ka festë për vendasit në ndeshjen e lamtumirës së legjendës Suarez. Në “paqe” mbyllet edhe sfida mes Perusë dhe Kolumbisë, që barazojnë 1-1.
Kur janë luajtur 7 ndeshje në këtë fushatë kualifikuese të Kupës së Botës, në krye të renditjes qëndron Argjentina në kuotën e 18 pikëve.