Brazili ka fituar ndeshjen e parë në Kampionatin Botëror “Katar 2022” kundër Serbisë në shifrat e pastra 2:0. Latinët e nisën vrullshëm pjesën e parë, por pa mundur të gjejnë rrugën e rrjetës dhe kështu dy ekipet shkuan në pushim me rrjeta të paprekura.
Në pjesën e dytë, Nejmar me shokë “bënë detyrën” që i shkon për shtat një kombëtareje me histori në kampionatin Botëror duke shënuar dy gola me Richarlison.
Me këtë fitore, Brazili ngjitet në krye të Grupit G me tri pikë, e ndjekur nga Zvicra e shqiptarëve me pikë të njëjta, por me një gol më pak.