Ish-drejtuesi i lartë i policisë, Erzen Breçani ka hedhur një deklratë të fortë në emisionin “360gradë”nga Artur Zheji.
Ai u shpreh se ministrja e Drejtësisë e ka bërë një raport kundër Breçanit për torturë tek ambasada amerikane. Ish-drejtuesi i lartë i policisë i referohet kohës kur ai kishte detyrën e shefit të komisariatit, dhe zhvillohej një grevë, ku njerëzit kishin tentuar që të digjnin dhe veten me benzinë.
Vetëm se iu ishin hequr shishet e benzinës grevistëve, Gjonaj, asokohe drejtuese e një shoqate, e kishte akuzuar Breçanin për torturë.
Erzen Breçani: Ministrja e Drejtësisë që është sot, kur kam qenë në detyrën e shefit të komisariatit, ka qenë një grevë urie, unë isha aktiv sepse aty prodhohej një produkt kriminal. Kishte njerëz që digjnin veten.
Ministrja e Drejtësisë sot ishte një drejtoreshë e një shoqate kundër dhunës dhe torturës. Unë e hapa ligjin dhe nuk kishte e nuk ka ligj që parashikon kur fillon dhe mbaron një grevë urie.
Unë ndërhyra dhe i hoqa shishet e benzinës, këta personat e grevës së urisë, e hoqën ujin me dëshirë dhe kjo zonjushë ka bërë një raport kundër meje për torturë tek ambasada amerikane dhe jam njoftuar se kam një raport, pavarësisht se jam pajisur me viza.
(E.K/Faxweb.al)