Pasi u mor personalisht me rastin e Liljana Rukajt, Ish- ministrja e integrimit Majlinda Bregu, ka denoncuar një tjetër rast dhune ndaj një nëne me dy fëmijë.
Përmes letrës që një grua nga Fieri i ka dërguar, Bregu tregohet e gatshme të denoncojë të gjitha rastet e abuzimeve të gjyqtarëve apo të institucioneve të tjera.
“Presidenti i Republikës, në vijim të thirrjes time publike 3 ditë më parë, i ka nisur një kërkesë Ministrit të Drejtësisë për verifikimin e Urdhrit të Mbrojtjes lëshuar nga Gjykata e Fierit për të ndjerën Liljana Zhezha ( Rukaj).
Duke e falenderuar Presidentin Nishani për reagimin e menjëhershëm, po ju përcjell edhe një tjetër mesazh të një Zonje që ka mbërritur në Inbox timin.
E kam të qartë që në situatën e Liljanës dje dhe te M. ,sot, gjenden shumë gra e vajza. Pa lejen e tyre nuk i bëj dot rastet publike, por i siguroj se për secilën prej tyre do kërkoj sqarime deri në fund, qofshin këto vendime abuzive gjykatash apo mosreagim i institucioneve të tjera që ligji i detyron të mbrojnë gratë e dhunura dhe jo t’i dhunojnë më tej ato!”, shkruan deputetja në Facebook.
Letra e gruas nga Fieri:
“Përshëndetje e nderuar,
Jam një nënë me dy vajza,nga Fieri, prej 4 vjetësh e divorcuar. Për femrën shqiptare mungon respekti.
4 vjet nëpër gjyqe sorollatje, ish- burri më ka nxjerrë me dy vajzat mes 4 rrugëve me pretekstin se shtëpinë e ka në emër të mamasë ndërkohë që 15 vjet ajo ka qenë kryefamiljarja jonë.
15 vjet kam kontribuar në atë familje si nënë, si bashkëshorte, si një individ për të patur një familje… Sot nga padrejtësia unë ndodhem me gjithë dy vajzat, njëra adoloshente 16 vjeç. Ndërsa tjetra minorene, 12 vjeç, invalide, vuan nga astma bronkiale. Ndodhem e pa strehë e pa punë nëpër dyert e njerëzve për faktin që s’ka drejtësi mbi nënën, femrën shqiptare.
Gjykata e shkallës së parë të Fierit dha urdhër që unë me gjithë dy vajzat të jetoj në një kat të shtepisë 3-katëshe të ish- burrit, e ndërtuar me djersën e të dyve.
Ndërsa Gjykata e Apelit në Vlorë rrëzon vendimin e Fierit duke më lënë sot me gjithë dy vajzat në rrugë të madhe.
Me datë 7 .11 .2016, me vendimin e gjyqtarit Nazmi Troka, gjendem mes katër rrugëve.”, i shkruan gruaja deputetes Bregu.

Discussion about this post