Një debat me tone të larta është zhvilluar mes peshkatarëve dhe pushuesve në plazhin e Borshit.
Kjo për shkak se nga vrasja e një peshKu rreth 15 kilogramë dhe pastrami i tij ka bërë që një pjesë e bregut të detit të mbulohet në gjak.
Fëmijët kanë nisur të tremben nga gjaku, ndaj të shumtë kanë qenë pushuesit që kanë nisur të debatojnë e të ngrënë zërin me peshkatarin, të cilit i kërkonin ta hiqte peshkun prej aty.
“Ja çfarë bënë një peshkatar që tmerroi plazhistët dhe fëmijët në mes të plazhit në Borsh, duke therë një peshk rreth 10-15 kg, ku gjaku u shpërnda gjithandej.
Edhe pse njerëzit debatuan me peshkatarin që të mos e pastronte aty, ai as që e prishi terezinë. Peshkun e kishin kapur me rrjetë”, – thotë qytetari për ‘’JOQ”.
E sigurisht që një pamje e tillë në një nga plazhet më të bukura të jugut të vendit është vërtet e shëmtuar.
(E.K/SHUPLAKA)