Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu shprehet kundër kryetarit të partisë Lulzim Basha, duke e quajtur të gabuar strategjinë e tij për të hyrë në zgjedhje.
Në një intervistë për ABC Neës, deputetja thotë se në fushatë nuk hyhet me profilin e viktimës, të humbësit apo të intimiduatrit, ashtu sic po bën Basha.
Sipas Bregut, kthimi I vëmendjes tek vetja do ishte mënyra e duhur për të hyrë në fushatë.
“Përsa i përket pjesës së strategjisë elektorale përgjigjet kryetari. Në një fushatë nuk hyhet me profilin e viktimës, të humbësit apo të intimiduatrit. Fryma me të cilën një parti hyn në zgjedhje është një çështje që për mendimin tim duhet konsideruar seriozisht.
Në fushatë hyhet me frymë optimiste. Fushata është e vakët. Do ishte shumë më mirë që ne të kishim filluar një fushatë të plotë pak më herët.
Vazhdoj t’i qëndroj atyre që kam thënë. Çështja nuk është të tregosh me gisht kundërshtarin.
Kthimi i vëmendjes te vetja, i problematikës te vetja, do ishte gjëja më e mirë për të hyrë në fushatë”, u shpreh Bregu. (D.D/Shuplaka)