Deputetje e PD-së Majlinda Bregu, ka deklaruar qëndrimin e saj ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e kërkesës së partisë së saj.
Gjykata vendosi që ligji i Vettingut është në përputhje të plotë me Kushtetutën, ndryshe nga sa kishte insistuar Partia Demokratike.
Sipas Bregut, e rëndësishme është që reforma të zbatohet duke shprehur kështu mbështetjen e saj ndaj këtij vendimi.
“Me halle e mes halleve, prej sot Reforma ne Drejtesi ka shansin real te nise te zbatohet! Meqe eshte prova me e rende qe kemi para, rendesi tani ka te nise jetesimi i saj! Ne perputhje me Kushtetuten e vendit dhe standartet perendimore te zbatimit te ligjit. Pandeshkueshmeria nuk mund te jete norme e shoqerise dhe as garancia e politikes (siç eshte sot,) te shemtuar shqiptare. Mos paste fatin e reformes zgjedhore!”, shkruan Bregu.(D.D/Shuplaka)