02:14 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Bregu në protestë po kundër protestës, si ngjason me fjalët për ”Republikën e Re” me kryeministrin Rama

08:15 | 14/05/2017
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Bregu në protestë po kundër protestës, si ngjason me fjalët për ”Republikën e Re” me kryeministrin Rama

Protesta e opozitës ditën e djeshme u shoqërua me komente të shumta nga të gjitha krahet politikë. Demokratët e quanin fillimin e Republikës së RE, ndërsa socialistët e quanin dështimin e rradhës.

Protestës ndryshe nga ç’pritej iu abshkua dje dhe një nga kritiket brenda PD-së, deputetja Majlinda Bregu. Po menjëherë pas protestës në një shkrim të sajin në rrjetet sociale ajo u shpreh e keqardhur për praninë e pakët të njerëzve.

Dhe sigurisht reagimieve nuk mund tiu mungonte as kryeministri Rama, i cili ndodhej në qytetin e Vlorës dje.

Po nëse vëren me kujdes të dy këto reagime gjen një gjë të përbashkët, mënyrën sesi të dy e quajnë Republikën e Re, që Basha kërkon të themelojë. Bregu e quan një luftë imagjinare dhe, fantazi dhe Rama nga ana e tij vijon edhe më tej duke e quajtur Rëpublikën e Re fantazëm.

Rastësi apo jo duket se një socialist dhe një demokrat arrijnë të bienë me një mendje, pavarësisht diferencave që mund të kenë.

PJESË NGA SHKRIMI I BREGUT:

PD nuk mund të simulojë revoltën që nuk e udhëheq dot,sepse Republika Imagjinare në një luftë imagjinare me një maxhorancë që është reale dhe e rrezikshme, nuk funksionon. 
PD nuk mund të flasë me vete dhe të jetojë e mbyllur në një çadër ku vetë flet e vetë dëgjon! 
Sot nevoja për rindërtimin e PD-së doli në pah në sytë e shumë njerëzve dhe çdo ditë që kalon do ta bëjë më ulëritëse. 
Është një nevojë e PD-së, por është më shumë akoma një nevojë e Shqipërisë! Shqipëria pa PD, është një shtëpi pa dritare! 
I jam bashkuar PD-së si një Parti që e krijuan njerëzit, jo iluzionet, liria për të folur dhe jo frika për të menduar, nevoja për të ndryshuar jo ikja nga e ardhmja. 
Sot duhet të kthehemi kokëulur tek njerëzit. Nëse nuk duam që në vend të fantazisë së Republikës së Re të kemi një Mbretëri të Re ne realitetin e vrazhdë ku me duart tona po lejojmë një presidencializëm turk, duhet të shohim të vërtetën dhe jo te mbyllim sytë duke imagjinuar se ne bulevard kishim gjys milioni njerëz! 

PJESË NGA FJALA E RAMËS:

Pamja gjysëm e zbrazët e bulevardit sot, më trishtoi edhe mua, jo më ju! Më trishtoi sepse, pavarësisht se jam kundërshtar natyral i PD-së, nuk ndjehem aspak mirë që një parti e madhe shqiptare, është katandisur sot në një fantazëm të jetës sonë politike, në arratinë e saj prej zgjedhjeve për parlamentin e ri. Më trishtoi sepse, pavarësisht se as e kam votuar e as kam për ta votuar ndonjëherë PD-në, nuk ndjehem aspak mirë që votuesit e saj kanë mbetur sot jetimë të një republike fantazëm. E cila u premtohet, si oazi i një jete ku rafsha mos u vrafsha, ku të gjitha problemet e kësaj toke, janë të zgjidhura si me magji. Më trishtoi sepse, nuk arrij dot as ta imagjinoj, se si një grusht njerëzish, më saktë dy burra, njëri i tmerruar nga drejtësia e tjetri i lemerisur nga zgjedhjet, ta asgjesojnë një forcë historike si PD-ja, për interesat e tyre krejt vetjake. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: bregudetajetedi ramaMajlinda Bregurepublika e re
Pas

Gashi përballë Hykës, shënon dy gola për Kolorado Rapids

Para

Krejt sport, Gjika takon Metën dhe zbulojnë një rastësi: Vajzat e tyre quhen Era (FOTOT)

Para
Krejt sport, Gjika takon Metën dhe zbulojnë një rastësi: Vajzat e tyre quhen Era (FOTOT)

Krejt sport, Gjika takon Metën dhe zbulojnë një rastësi: Vajzat e tyre quhen Era (FOTOT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Irani sinjalizon se është i hapur për diplomaci mes tensioneve me Perëndimin

Inteligjenca Artificiale do të shkaktojë humbjen e 800 milionë vendeve të punës. Fuqia punëtore do të ndryshojë në mënyrë drastike në 5 vitet e ardhshme

Belgjika i kthen Egjiptit një sarkofag 2,000-vjeçar

Japonia dhe BE-ja synojnë të zhvillojnë një rrjet të gjerë satelitor që do të zvogëlojë varësinë nga SHBA-ja dhe SpaceX

Kryeredaktori i revistës që botoi karikaturat e profetëve arrestohet në Turqi

FOTOLAJM/ Aksioni për shembjen e ndërtimeve në Theth, pronarët dhe banorët kundërshtojnë prishjen e ndërtesës së fundit, bllokojnë fadromën

Irani refuzon bisedimet për programin bërthamor nëse SHBA kërkon ndërprerjen e pasurimit të uraniumit

“Ka mbetur dhe një ndërtesë pa shembur”, Rama: Thethi rikthehet në normalitet

Aksident i rëndë në Elbasan! Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë

Deklaratat e Osmanit, uniteti kombëtar sfidohet për hir të politikave ditore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.