23:07 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Bregu NUK mbështet Topallin dhe Imamin, kundër shkarkimit të Bashës, çfarë ka rëndësi sipas saj

16:09 | 30/05/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Basha e la jashtë, REAGON Bregu: U zvetënua partia e gjithë shqiptarëve demokratë, Basha “and co” një kapitull të ri me ata që thanë bëma e gjëma

Pavarësisht se ka qenë një prej kritikeve më të ashpra të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, Majlinda Bregu nuk e mbështet kërkesën e Jozefina Topallit dhe Arben Imamit për shkarkimin e Bashës.

Në një intervistë të dhënë për “VizionPlus”, ajo është shprehur kundër shkarkimit të tij, pasi sipas saj tani është e rëndësishme fitorja e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 qershorit, që PD të vazhdojë të jetë e fortë sa ka qenë dhe jo të ekzistojë si gjallesë fantazëm e republikës së re.

E pyetur konkretisht për kryetarin pas zgjedhjeve, ajo është shprehur se “PD nuk është parti as e kryetarit aktual dhe s’mund të jetë kurrë parti vetëm e Njëshit”.

Një ditë më parë, Jozefina Topalli dhe Arben Imami, dy ndër demokratët e lënë jashtë listave të PD-së, bënë thirrje për t’iu bashkuar iniciativës për shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike.

Shkëputur nga intervista:

Zonja Bregu, ju u takuat dje me Zonjën Topalli, por a e mbështesni ju idenë e saj për shkarkimin e zotit Basha, para 25 qershorit?

Nuk është hera e parë që flas për forumet dhe as për statutin e Partisë Demokratike, i cili në fakt ka një të vërtetë dhe ky është fakt tashmë,  të cilën e kemi diskutuar dje dhe në një kafe shumë miqësore me miq që statuti nuk është respektuar dhe është shkelur. Megjithatë mua më intereson më shumë sot, dhe besoj të gjithë ne së bashku na intereson Partia Demokratike.

Na intereson që Partia Demokratike të vazhdojë të jetë e fortë, Partia Demokratike të maksimalizojë rezultatin e saj në zgjedhjet e qershorit dhe njëkohësisht ajo për të cilën besoj ka interes çdo demokrat i vërtetë është që Partia Demokratike si shtëpia e madhe e lirisë së shqiptarëve të vazhdojë të jetë po aq e fortë sa ka qenë dhe jo të ekzistojë si gjallesë fantazëm e republikës së re.

Kjo është më e rëndësishme për ne, dhe të siguroj që si unë edhe të gjithë kolegët që kemi takuar dje nuk kemi asnjë interes tjetër primar përveç interesit për të punuar me të gjitha mundësitë që do kemi në këtë fushatë pro Partisë Demokratike.

Analiza për Kryetarin pas zgjedhjeve?

Eshtë shumë mirë që ka një zgjim më të madh sot të të gjithë demokratëve për të kuptuar dhe për të adresuar problemin atje ku realisht ka qënë gjatë gjithë kësaj kohe. Unë vazhdoj të besoj që Partia Demokratike është e të gjithëve, nuk është parti as e kryetarit aktual dhe s’mund të jetë kurrë parti vetëm e Njëshit.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: kryetarkunderlulzim bashaMajlinda Bregu
Pas

Donald Trump: Gjermania nuk paguan kuotat që i takon në NATO

Para

Publikohen pamjet filmike të ministrit Demiraj: Kthejini prozhektorët, nesër ka miting (VIDEO)

Para
Publikohen pamjet filmike të ministrit Demiraj: Kthejini prozhektorët, nesër ka miting (VIDEO)

Publikohen pamjet filmike të ministrit Demiraj: Kthejini prozhektorët, nesër ka miting (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Drogë, armë, kriptovaluta dhe mallra të falsifikuara, Europol arreston 270 persona nga disa vende të botës

Grupi Troplini, vijon prej 4 orësh seanca për 14 të arrestuarit e operacionit “Ura”

U arrestua në mega-operacionin ‘URA’, avokati Tragaj para GJKKO: Jam rëndë psikologjikisht, dua të jem pranë familjes!

Tetë persona të plagosur nga një sulm me thikë në Hamburg të Gjermanisë, disa në gjendje të rëndë

Elbasani i jep fund stërvitjeve, Gvozdenoviç u jep një muaj pushim lojtarëve

“Diskutimet tona me ta nuk po çojnë askund”, Trump propozon vendosjen e një tarife prej 50% nga 1 qershori për mallrat e BE-së

Gjykata bllokon vendimin e Trump për të ndaluar studentët e huaj të regjistrohen në Harvard

Gjermania forcon kthimin e migrantëve të paligjshëm! DW: Shtohen kontrollet në kufi, 3000 efektivë policie, përdoren helikopterë, dronë dhe kamera të imazheve termike

U shpall non grata nga SHBA: Edhe Franca e Gjermania, sanksione ndaj Milorad Dodik

Tiranë/ Bie nga kati i 3 i hotelit në Rinas, dërgohet në spital 2-vjeçari holandez

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.