Besnik Mustafaj i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, ka folur rreth zërave që qarkulluan për Majlinda Bregun se kjo e fundit do të ishte pjesë e qeverisë ” Rama 2”
Mustafaj tha se Bregu është pozicionuar qarte tek PD dhe se nuk ka patur ndonjë prirje nga ana e saj për kompromis me Partinë Socialiste.
“Zonja Bregu është një personalitet i ardhur në PD në mënyrë aktive nëpërmjet KOP ku u përpoqëm të tërheqim njerëz teknicienë, përfshi edhe Bashën. Falë aftësive të saj, s’do ishte e çuditshme të kishte edhe poste në qeveri të tjera. Pra, ajo ka treguar profil të lartë të njeriut që di të bëjë punë. Fakti që nuk u bë pjesë e qeverisë mendoj që ka qënë vendim i saj, se zonja Bregu është pozicionuar qartë tek PD, ose jashtë politikës. Nuk kam parë tek ajo prirje për kompromis me PS apo qeverinë e majtë”, tha Mustafaj.
(S.SH/Shuplaka)