Mosangazhimi i Bregut në protestën e opozitës, ka rënë në sy që në ditën e parë të organizimit të saj më 18 shkurt. Mirëpo si kurrë më parë, deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, ka treguar një mbështetje ndaj kundërshtarit të tij politik, kryeministrit Edi Rama.
Ndërkohë që në çadrën e opozitës ende vijojnë protestat, pasditen e sotme ka shkuar në Gjirokastër në një event organizuar nga Ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin, ku i pranishëm është edhe kryeministri Rama.
Në videon e shpërndarë drejtpërdrejt nga kryeministri, Bregu shihet pranë ish-ministrit për Çështjet Vendore Bledi Çuçit.
Në eventin e organizuar me rastin e Ditës së Europës, Bregu shihet teksa me vëmendje dëgjon fjalimin e kryeministrit Rama. (D.D/Shuplaka)