Moderatorja e njohur, Ilda Bejleri ka zgjedhur që jetën private ta mbajë shumë hermetike para syrit të publikut. Mirëpo, me 1 vjetorin e ditëlindjes së vajzës moderatorja zgjodhi të mos fshihej më duke organizuar një festë me miq dhe familjarë.
Pavarësisht se miqtë e moderatores kanë publikuar foto dhe video ku shihet veç ajo, në rrjet ka qarkulluar një video e çiftit dhe vajzës së tyre, teksa hyjnë në ambientet e hotelit luksoz, ku ishte organizuar eventi.
Ilda e ka ruajtur me fanatizëm të madh partnerin biznesmen nga mediat, dhe duket se kushtin e saj e kanë respektuar dhe miqtë.
Ajo u bë nënë për herë të parë në gusht të vitit 2022 dhe më pas i është përkushtuar tërësisht të bijës. Moderatorja zgjodhi ta mbante vetëm për vete gjithë periudhën e shtatzënisë dhe vetëm muajin e fundit vendosi të publikojë foto me barkun e rrumbullakosur.
Ndërsa përsa i përket aspektit profesional ajo pati një shkëputje nga televizioni, madje emsioni i fundit që ka moderuar nuk kishte të bënte më sportin, pasi Ilda Bejleri zgjodhi të moderonte një emision ndryshe siç është “T’ka mami yll” .
@zonevip.al #ildabejleri #zonevip #virale #shqiperia #fy #tirana #love ♬ Sa Shume Te Dua – Miriam Cani