Presidnti Ilir Meta ka deklaruar gjatë daljes së sotme para mediave se, grushti i shtetit bëhet në disa forma, ndërsa ka shpjeguar konkretisht se si mazhoranca ka provuar ta bëjë këtë përmes luftës që sipas tij i ka bërë pushtetit gjyqësor.
Me këtë rast, Meta ka treguar se ka paralajmëruar të gjithë aktorët e brendshëm e të jashtëm, partner seriozë e organizata mafioze, se kushtetuta sipas tij është vija e kuqe flakë.
“Të mos e ngacmojnë Kushtetutën dhe Gjykatën Kushtetuese, sepse pastaj legjitimitetin e merr populli. Grushti i shtetit ka disa forma, kur një opozitë përpiqet të marrë qeverinë me forcë e dhunë dhe mënyra të armatosura, por ka forma, kur një pushtet kërkon të marrë në mënyrë antikushtetuese pushtetin e një institucioni tjetër legjitim. Në këtë rast kemi, në mënyrë antikushtetuese, rrëmbimin e kompetencave të Presidentit, për të pasur një Gjykatë garantë të Kushtetutës, të balancuar, të pavarur, që është edhe gjyqtarja e probleme që ka shoqëria jonë, shteti ynë, institucionet tona. Kush e garanton unitetin tonë kombëtar? Vetëm Kushtetuta. Ndaj dhe Presidenti e ka të qartë rolin e tij dhe i ka paralajmëruar të gjithë, brenda e jashtë vendit, partnerë seriozë, organizata mafioze, se Kushtetuta është vija e kuqe flakë”, tha Meta.
(F.GJ/FAXWEB.AL)