Padyshim që të shpallesh kampion bote nuk është e lehtë, dhe këtë e ka mësuar më së miri Franca, që e pati jo pak të vështirë të mposhte Kroacinë. Së fundi në media është publikuar një video, teksa shihet trajneri Dider Deshamp duke iu dhënë këshilla djemve të tij.
“Ngrini kokën, hapni veshët! Ata dalin përpara, do të vijnë të marrin topin, jashtë shumë agresivë. Ju po e shihni sa energji kanë. Luani sa më thjeshtë të jetë e mundur.
Nëse keni topin dhe dikush po ju bën presion, atëherë pasojeni atë. Pasojeni sa më shpejt dhe sa më shpesh te Kilian (Mbape).”
Më pas, Deshamp pati edhe disa këshilla për Grizman. “Antuan duhet të zbresësh pak më poshtë gjatë kundërsulmeve tona, – tha Deshamp. – Ti po qëndron shumë i avancuar në sulm. Ne na duhet të kemi një pikë pasimi më shumë edhe ai mund të jesh ti.”
Më pas, Pogba ndërpreu fjalën e trajnerit duke bërtitur: “Të jemi pozitivë”.
Gjithsesi, ishte qendërmbrojtësi Rafael Varan që tha fjalën e fundit. Pasi tërhoqi vëmendjen e shokëve duke goditur tavolinën në qendër të dhomës së zhveshjes, lojtari i Real Madrid tha: “Çuna gjithçka është në dorën tonë. Duhet të besojmë te fitorja. Ne do të fitojmë, ne na do fitojmë këtë ndeshje. Nuk na intereson sesi, por kanë ngelur 45 minuta ku do të japim gjithçka. Forca…”