Avokati Arben Llangozi këtë pasdite në Fax News parashikoi se brenda dy muajve në SPAK do të paraqitet edhe kryeministri Edi Rama.
Lëvizjet e fundit të drejtësisë ku po merren nën-hetim ish-kryeministra dhe ish-zëvëndës kryeministri Ahmetaj, nuk mund të lënë pa prekur dhe Ramën sipas tij, sepse ka firmosur në mënyrë të paligjshme.
Arben Llangozi: Sipas parashikimit tim brenda dy muajve Rama do të thirret në SPAK!
Nga ana tjetër ai thotë për rastin e kreut të bashkisë së Kuçovës Kreshnik Hajdari, se duhet t’i hiqej mandati nga Ilirjan Celibashi.
Por ky i fundit shkeli ligjin, dje duke marrë përsipër rolin e avokatit mbrojtës të Hajdarit i cili më parë ka qenë i dënuar në Greqi. Së shpejti, Llangozi thotë se do të depozitojë një kallëzim ndaj Celibashit.
Arben Llangozi: Mendova se KQZ do zbatonte ligjin. Celibashi deformoi ligjin, mori rolin e avokatit mbrojtës të Kreshnik Hajdarit. Ditën e sotme, SPAK korrigjoi gabimin e Celibashit. Mendoj se zotit Hajdari do t’i hiqet mandati. Nuk ka respektuar asnjë ligj, asnjë vendim të Gjykatës Kushtetuese. Kush është zoti Celibashi që merr përsipër rol mbi Gjykatën Kushtetuese që merr vendime sipas interesit të tij apo zotit Hajdari. Së shpejti do depozitoj një kallëzim kundrejt Celibashit. Ai institucion nuk është pronë e Celibashit. Nuk ka respektuar ligjin. Celibashi nuk është për të interpretuar ligjin. Formulari është i pavërtetë.