05:37 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Brenda marsit kalojmë nga çadrat te shtëpitë e reja”, premtimet e Ramës për 2020: Riparim për spitalet dhe shkollat

17:42 | 30/12/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Brenda marsit kalojmë nga çadrat te shtëpitë e reja”, premtimet e Ramës për 2020: Riparim për spitalet dhe shkollat

Kryeministri Edi Rama premtoi për vitin 2020 se familjet e prekura nga tërmeti që jetojnë në çadra do të kalojnë në shtëpitë e reja brenda marsit. Gjatë një videomesazhi në “Facebook” për të bërë bilancin e vitit që po lemë pas e për të uruar shqiptarët për vitn e ri, Rama u shpreh se 2020 do t’iu përkushtohet rindërtimit dhe familjeve që u dëmtuan nga tërmeti.

“Objektivi është që brenda 2020, të gjitha ata që jetojnë në fshat, që për arsye legjitime nuk janë spostuar në zonat urbane, dhe thjesht kanë kërkuar një çadër duhet të futen në shtëpinë e tyre të re. Asnjë nuk do ta lëmë të kalojë vitin e ri 2021 në çadër, ky është objektivi i parë.

Besoj  se ne do të jemi gati, që me fillimin e pranverës, maksimalisht marsin, të bëjmë spostimin e familjeve që jetojnë në fshat nga çadrat në shtëpitë e reja”, u shpreh Edi Rama.

Sipas kryeministrit, gjatë vitit të ardhshëm do të bëhet i mundur edhe riparimi i spitaleve dhe shkollave të dëmtuar. Ndërsa për Spitalin e Laçit premtoi ndërtimin nga e para.

“Spitalet, shkollat duhet të riparohen brenda disa muajsh. Lagjet e reja, ambicia është se brenda 5-6 mujorit të parë t’i kemi në kantier, kjo kërkon shumë kohë, sepse kërkohet ndërhyrja masive. Duhet filluar meremetimi për pallatet e banimit, por më një ekzigjencë për të rregulluar eurokodet, ky është meremetim që bëhet me shpenzimet e vetë kompanive.

Për famijet e varfëra, apo shtresën e mesme, që ka humbur shtëpinë nga tërmeti ne u garantojmë kushte më të mira nga ato që kishin. Tërmeti ka goditur familjet e varfra dhe familjet me të ardhura modeste. Spitalit i Laçit, një godinë tani e amortizuar do të jetë më cilësore, më e sigurt, më dinjtoze, sepse do të ndërtohet nga e para dhe do të garantohen kushte shumë më të miria se ato që ishin më parë”, tha kryeministri Edi Rama.

(M. I./ Faxweb.al)

Etiketa: edi rama
Pas

Hetimet e prokurorisë nxjerrin “zbuluar” ndërtuesit në Durrës, betoni i ndërtesave s’ishte në cilësinë e duhur

Para

“Më kanë lënduar shumë miq kosovar”, Rama nuk i ndahet projektit të Mini-Shengenit: Po tregojnë që ndarja e karrigeve ka më rëndësi se Kosova

Para
“Më kanë lënduar shumë miq kosovar”, Rama nuk i ndahet projektit të Mini-Shengenit: Po tregojnë që ndarja e karrigeve ka më rëndësi se Kosova

“Më kanë lënduar shumë miq kosovar”, Rama nuk i ndahet projektit të Mini-Shengenit: Po tregojnë që ndarja e karrigeve ka më rëndësi se Kosova

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në Gjermani, 50 për qind më pak kërkesa për azil sesa vitin e kaluar

Rama: Energji pushimesh në Gjirin e Gramës

Dronë vetëvrasës ukrainas shkatërrojnë depot e karburantit në Rusi

FBI hap zyrë në Zelandën e Re, zemërohet Pekini

Zbulohet një skemë e madhe ryshfeti në Ukrainë

Rusi, vullkani shpërthen në Kamchatka pas 450 vitesh

Bora më e dendur në dekada mbulon Australinë

Drafti i Kodit të ri Penal, deri në 8 vite burg për tregtimin e ilaçeve pa leje dhe të skaduara

Makina përplas çiklistët në Izrael, një grua mbeti e vrarë dhe dy të tjerë u plagosën

Të paktën 30 të plagosur pasi treni del nga shinat në Pakistan

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.