Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza ka njoftuar se Italia do të fillojë të aplikojë dozën e tretë të vaksinës anti-Covid19.
Sipas autoriteteve italiane, kjo dozë do të aplikohet për pacientët e riskuar dhe qytetarët mbi 80 vjeç.
“Ne kemi dozën e tretë në Itali”, ka thënë Speranza.
“Ne do të fillojmë në shtator me pacientë të brishtë si ata nga onkologjia dhe pacientët me transplantime”.
“Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) dhe Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) tashmë kanë shprehur opinione për këtë. Pra, ne do të fillojmë me dozat e para të treta në Itali në shtator dhe më pas do të analizojmë gjërat për të vazhduar me mbi 80 vjeç, banorët e shtëpisë së kujdesit dhe personelin shëndetësor, të cilët ishin grupet e para që morën vaksinën”, tha Speranza.