06:40 | 10/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Brenda muajit shkurt 40277 gjoba, Policia: Për rritjen e standardeve të sigurisë (VIDEO)

15:50 | 05/03/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Rrokadë shefash në qarkun e Korçës, cilët komisariate të policisë janë prekur (EMRAT)

Policia e Shtetet ka dhënë detaje dhe shifrat e një muaji në kuadër të operacionit “Blici Rrugor”, për vendosjen e rripit të sigurimit, për kaskën mbrojtëse, për mos përdorimin e celularit nga drejtuesit e automjeteve gjatë drejtimit të mjeti, për mos drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, apo në gjendje të dehur, për shpejtësi tej normave të lejuara e për shkelje të tjetra të Kodit Rrugor. Sipas policisë brenda muajit shkurt janë vendosur në total 40277 gjoba për shkelje të ndryshme.

 

Policia Rrugore në të gjithë vendin në përmbushje të misionit të saj për rritjen e standardeve të sigurisë në rrugë, mbarëvajtjen e trafikut, parandalimin e aksidenteve rrugore si dhe bashkëpunimit me komunitetin për rritjen e sigurisë në rrugë, gjatë periudhës një mujore ka shprehur angazhim dhe përgjegjësi në rritje për realizimin e detyrave dhe objektivave në drejtim të rritjes të parametrave të Sigurisë Rrugore.

Detaje:

Në këtë kuadër gjatë muajit Shkurt 2017 në të gjithë vendin janë vendosur 40.277 masa administrative në total për shkelje të ndryshme , të ndara këto konkretisht:
5626 masa për mos vendosje të rripit të sigurimit.
5855 masa për shpejtësi tej normave të lejuara.
5789 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.
497 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse.
8102 për parkime të gabuara.
14.408 masa administrative për shkelje të ndryshme.

Gjatë muajit Shkurt 2017 u është tërhequr Leja e Drejtimit dhe janë dërguar në OASH 1.184 drejtues mjetesh për shkelje të ndryshme, konkretisht:

127 Leje Drejtimi për pije alkoolike matur me Drager.
789 Leje Drejtimi për shpejtësi tej normave të lejura, matur me Radar.
Si dhe 268 Leje Drejtimi për shkeje të tjera që parashikon Kodi Rrugor.

Gjithashtu gjatë muajit Shkurt 2017 në të gjithë vendin janë arrestuar në flagrancë 147 drejtues mjetesh, nga këta: 76 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 71 për drejtim mjeti pa Leje Drejtimi.

Po si rezultat i angazhimit dhe punës parandaluese, gjatë muajit Shkurt 2017, kanë ndodhur 18 aksidente më pak me pasoja në njerëz, krahasuar me të njëtën periudhë të vitit 2016.

Gjithashtu një punë efikase është bërë në drejtim të goditjes së mitëdhënies, ku në muajin shkurt 2017 janë goditur nga Policia Rrugore 24 raste.

Policia Rrugore i bën apel të gjithë përdorueseve të rrugës të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të vendosin rripin e sigurimit, kaskën mbrojtëse, të respektojnë shpejtësinë e lejuar dhe qarkullimin në vijat e bardha, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, si dhe të mos drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit e aq më keq në gjendje të dehur.

Në funksion të rritjes së parametrave të sigurisë rrugore , policia rrugore fton qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje të Kodit Rrugor, të mos i ofrojnë ryshfet punonjësit të policisë, të denoncojnë çdo abuzim me detyrën të punonjësve të policisë, pasi kështu së bashku kontribuojmë për sigurinë e jetës në rrugë dhe për policinë që duam. (J.V/Shuplaka)

 

 

Etiketa: operacioni "Blici Rrugor"policia
Pas

“Duket që në atë çadër, Rama do të futet si viktimë dhe jo shkaktari i saj”

Para

Miku i Ramës, Tony Blair, pritet të jetë pjesë e administratës Trump

Para
Miku i Ramës, Tony Blair, pritet të jetë pjesë e administratës Trump

Miku i Ramës, Tony Blair, pritet të jetë pjesë e administratës Trump

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha falënderon Peter Beyer, Lordin Jackson dhe Chris LaCivita: Nesër në pushtet do kemi bashkëpunim të ngushtë me presidentin Trump dhe kancelarin Merz

LaCivita apel për zgjedhjet: E gjithë bota po i sheh këto zgjedhje, votoni për të ardhmen tuaj! Zoti e bekoftë Shqipërinë

Reperi Stresi në mitingun e PD: I kam thënë Noizy-t se është në partinë e gabuar, Erion Veliaj po më sheh me shokët e tij

Blendi Gonxhja: Votoni PS! Më 11 maj hapim një epokë të re, atë të Shqipërisë evropiane

PS e Fierit denoncon PD. Po urdhërojnë komisionerët që te mos paraqiten në qendra e votimit në orarin e caktuar

Nis takimi përmbyllës i fushatës elektorale e PD në Tiranë, Sali Berisha shoqërohet nga LaCivita

Mitingu i mbylljes së fushatës, Edi Rama dhe Linda Rama i bashkohen socialistëve në Parkun Olimpik të Tiranës

Pogradec/Përplaset nga automjeti një 73-vjeçare, jashtë rrezikut për jetën

Edi Rama video-mesazh për 11 majin: Më 19:30 me Tiranën dhe për Shqipërinë 2030 në BE!

Faza e parë e “Giro d’Italia 2025” përmbyllet me sukses. Policia e Shtetit, kontribut thelbësor në mbarëvajtjen e aktivitetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.