20:39 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Brenda vitit do të përfundojnë shtëpitë individuale” Zv. ministri Xhafaj: Në mars nisin ndërtimet e para, ja ku do të fillojmë

18:15 | 19/02/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Brenda vitit do të përfundojnë shtëpitë individuale” Zv. ministri Xhafaj: Në mars nisin ndërtimet e para, ja ku do të fillojmë

Zëvendës ministri i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Etjen Xhafaj, i ftuar në studion e lajmeve në Fax News deklaroi se shifra 1.15 miliardë euro që u mblodh në Konferencën e Donatorëve në Bruksel, ishte përtej pritshmërisë.

Xhafaj u shpreh se është ngritur një grup që do të merret specifikisht me përthithjen e këtyre fondeve për një realizim sa më të shpejtë të investimeve.

Po ashtu zv.ministri Xhafaj theksoi se brenda tre javëve do të nisin edhe punimet e para, që sipas tij do të nisin tek zona e pallateve përballë bashkisë së qytetit të Laçit, që është dhe një nga zonat më të prekura.

Ndërkohë që duke përsëritur deklaratën e kryeministrit Rama, Xhafaj nënvizoi se synohet që brenda 2020 të ndërtohen të gjitha shtëpitë individuale.

“Ishte një tejkalim i asaj që ishte menduar nga qeveria shqiptare, shkuan përtej pritshmërisë, por është një mundësi e madhe zhvillmi për t’u kthyer në normalitet dhe për të pasur një kontribut në ekonominë e vendit

Negociatat do të fillojnë kur vendimi të zbardhet në tërësinë e tij. Kryeministri Rama ka ngritur një grup që do të merret specifikisht me përthithjen e këtyre fondeve në mënyrë që të kemi një realizim sa më të shpejtë të këtyre investimeve.

Kemi pasur gjatë gjithë kohës një vlerësim të dëmeve dhe një ndarje dhe përgatitje të asaj që do të jetë faza e ndërtimit.

Kemi nevojë për projekte specifike jo vetëm për ti ndërtuar, por edhe gjeologjike dhe infrakstukturore, duhet të jenë të urbanziuar dhe mos të kenë asnjë mungese. Ka projekte për zhvillimin e të gjitha zonave. Brenda tre javëve do të kemi edhe fillimin e punimeve të para.

Punimet e para do të nisin tek zona pallateve përballë bashkisë në qytetin e Laçit që është një nga zonat më të prekura dhe pastaj 504 banesat që janë premtuar nga Turqia.

Në gusht dhe në shtator do të kemi përfundimin e disa godinave. Qyteti i Laçi është shumë i prekur nga tërmeti, ka ndërtesa që nuk paraqesin siguri afatgjate.

Ne po përgatisim një plan pune të detajuar në baze të donatorëve dhe në bazë të metodologjisë së fondeve. Planifikimi do të thotë nga Marsi do të fillojë puna tek zonat e veçanta, tek godinat që ndërtohen më shpejt, siç janë shtëpitë individuale dhe kryeministri ka premtuar se do të jenë të përfunduar deri në fund të 2020.

Pas vitit 2020, në fund të viti 2021 të gjitha pallatet duhet të jenë ndërtuar dhe të jenë gati për banorët. Ky duhet thënë është një plan shumë ambicioz. Në rast se ne do të jemi efiçent siç synojmë te jemi do të ketë edhe një zhvillim ekonomik.”- u shpreh Xhafaj.

(M.Q/Faxweb.al)

Etiketa: etjen xhafaj
Pas

Shpërthen bombola e gazit, plagosen 2 persona

Para

Kapet 1.3 ton kokainë në Maqedoninë e Veriut, duhet të përfundonte në Slloveni

Para
Kapet 1.3 ton kokainë në Maqedoninë e Veriut, duhet të përfundonte në Slloveni

Kapet 1.3 ton kokainë në Maqedoninë e Veriut, duhet të përfundonte në Slloveni

Discussion about this post

 



Të Fundit

Fluturime të vonuara ose të anuluara, BE ndryshon rregullat: Kompensim deri në 500 euro dhe praktika të thjeshtuara. S’ka më pritje të gjata në avion

Itali/ Trafikonte kokainë të fshehur në airbagun e makinës, arrestohet 35-vjeçari shqiptar me precedentë!

Zelensky: Rusët janë të sëmurë nga urrejtja dhe lufta, vetëm me forcë ndalen

Ukraina sulmon përsëri, godet bazën raketore të Rusisë

Kishte humbur një ditë më parë në një ishull të Greqisë, gjendet i pajetë prezantuesi i BBC-së

Ushtria izraelite urdhëron evakuimin e disa lagjeve në rrethinat jugore të Bejrutit

Samiti i Hagës vlerëson kërcënimet, NATO shqetësohet për Kosovën: Do shtojmë vigjilencën

Përplasja për projektligjin e taksave, Musk i kundërpërgjigjet Trump-it

Aksident i rëndë në Burrel, plagosen 4 persona! Dy në gjendje të rëndë nisen te Trauma

Foda dhe Vojvoda para miqësores me Armeninë: Objektiv është fitorja dhe përgatitja për sfidat e shtatorit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.