Mbrëmjen e djeshme Korça u terrorizua nga të shtënat me armë në drejtim të një makine, po që fatmirësisht rezultoi pa pasoja në njerëz.
Mësohet se për ngjarjen janë shoqëruar në polici 15 persona, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur më shumë se 5 gëzhoja. Shënjestër e këtij atentati ka qenë 29-vjeçari Mateo Aliko, i cili nuk është një emër i panjohur për blutë e qytetit të Korçës.
Në vitin 2008 ai është dënuar me grabitje me armë në një kazino, si dhe disa grabitje më të vogla në qytet. Vetëm pak kohë më parë ai kishte lënë qelinë e burgut.
Gjatë grabitjes mbeti i plagosur dhe një person:
Mateos Aliko së bashku me Gentian Kostën dhe Markel Bushon grabitën një sasi të konsiderueshme parash, prej 800 mijë lekësh. Të maskuar dhe të armatosur tre të rinjtë, Aliko në atë kohë 18 vjeç dhe dy të tjerët 25 dhe 32 -vjeç u futën në pikën e basteve dhe pasi morën lekët u përleshën duke lënë të plagosur tre persona, mes tyre Adrian Peno. Policia po heton në këtë pistë nëse është hakmarrje për grabitjen e 11 viteve më parë.
Lidhur me atentatin e kryer mbrëmë ndaj tij, dyshohet se është shkak një borxh i vjetër mes Alikos dhe autorëve, të cilët sipas burimeve të Fax News nuk janë nga qyteti i Korçës.
Nga breshëria e shkrepur nga autorët ka pësuar dëmtime dhe xhami i një banese, në afërsi të vendit ku ishte parkuar mjeti.
(E.K/FAXWEB.AL)