OSBE ka reaguar pas ngjarjes së regjistruar ditën e sotme në shtëpinë e prindërve të gazetares Koldiana Lala, ku është qëlluar me një breshëri plumbash drejt banesës.
OSBE është shprehur se dënon ashpër këtë ngjarje, duke theksuar se media e lirë është rol thelbësor në një demokraci.
“Dënojmë me forcë sulmin e sotëm kundër gazetares Klodiana Lala dhe i nxitim autoritetet të nxjerrin para drejtësisë personat përgjegjës. Media e lirë luan rol thelbësor në demokraci dhe dhuna kundër gazetarëve është shenjë shumë negative për shëndetin dhe lirinë e shoqërisë’, thuhet në reagim.
(E.V/Faxweb.al)
Discussion about this post