Kanë dalë detaje të reja lidhur me konfliktin me armë që ndodhi rreth mesnatës në zonën e kinostudios në Tiranë, e për pasojë mbetën të plagosur tre persona.
Sipas gazetares së Fax News, Xhensila Kodra sherri ka nisur fillimisht në ambientet e brendshme të një pike llotoje dhe më pas personat e armatosur kanë dalë në rrugë, ku janë kanë zbrazur dhe plumbat në drejtim të njëri-tjetrit.
Personat që janë plagosur janë: Juxhin dhe Velino Mumajesi, si dhe Ibraim Dulollari, një prej të cilëve ndodhet në gjendje të rëndë.
Dyshohet se ka dhe persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje, të paktën dhe dy ose tre sipas Policisë, po që nuk jepen shumë detaje pasi ngjarja vijon të jetë ende nën hetim.
Deri në këto momente nuk dihet sesa armë janë përdorur, sot është bërë kqyrja e vendngjarjes, ndërsa dje është vënë në rrethim zona.
Ngjarja ka shkaktuar jo pak panik në zonën përrreth, për shkak se mendohet se janë shkrepur më shumë se 20 plumba, që sipas policisë dyshohet të jenë të armëve të ndryshme.
(E.K/FAXWEB.AL)