Dëmet në bujqësi nuk i lenë të qetë banorët e Devollit. Në orët e pasdites së djeshme ka patur rreshje breshëri në fshatra të Devollit të sipërm, ku siç duket nga fotoja intensiteti dhe madhësia e tyre ka shtrirë bimët e reja përtokë.
Sipas të dhënave, breshëri ka goditur në fshatrat Sul, Koshnicë, Miras, Çetë, Cangonj etj. duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Ka të dhëna se breshëri ka rënë edhe në Bilisht me pasoja dhe dëme të konsiderueshme për fermerët.
Discussion about this post