Gazetarë dhe aktivistë po protestojnë në këto moment para kryeministrisë pas sulmit ndaj banesë së prindërve të gazetares Klodiana Lala.
Gazetarët dhe aktivistët bëjnë thirrje që të zbardhet sa më shpejt ngjarja dhe të vihen para drejtësisë autorët e këtij krimi.
Gazetarët janë shprhur se Klodiana Lala, nuk është vetëm dhe plumbat e shkrepur në banesën e saj, janë plumba për të gjithë gazetarët.
Aktivisti Aulon Kalaj nga marshimi i protestës tha për Fax News, se nëse ngjarja nuk zbardhet shpej, krimi do të mbizotrojë, ndër të tjera theksojë se “Klodiana nuk është vetëm”.
Ndërkohë për ‘Fax News’ foli edhe profesori Zylyftar Bregu i cili, ndër të tjera, tha se gjendja është e rëndë pasi krimi ka guxuar të ngrejë dorë ndaj gazetarëve.
(E.V/Faxweb.al)