Ministri i Britanisë së Madhe për Brexit, David Davis dhe kryenegociatori i Bashkimit Evropian, Michel Barnier, të hënën do të fillojnë bisedimet për largimin e Britanisë nga BE-ja. Ky ka qenë njoftimi I Departamentit të Britanisë së Madhe për daljen nga Bashkimi Evropian.
Davis do të vizitojë qytetin belg për bisedime më 19 qershor, pak më shumë se një vit pasi Britania e Madhe votoi për t’u larguar.
Ai pritet të ulet me kryenegociatorin e BE Michel Barnier.
Ky takim përfaqëson hapin e dytë në një udhëtim të gjatë drejt largimit nga BE, duke ardhur pasi Kryeministrja Theresa Maj shkaktoi nenin 50 për të filluar procesin në mars.(B.H/Shuplaka)