Dy mjeke, anëtare të Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë, kanë qenë të ftuara në studion e lajmeve të Fax neës, ku kanë treguar arsyet që i detyruan që të largoheshin nga Shqipëria
Aurora Meta Dollenberg dhe Elona Haubrich i përkasin brezave të parë të mjekëve shqiptarë që u larguan nga vendi, rretjh 9 vite më parë, dhe një nga arsyet kryesore që i detyroi të braktisin atdheun dhe familjet e tyre, ishte pikërisht mungesa e vendeve të punës pas përfundimit të shkollës.
“Kemi nisur një organizatë që prej kohës kur kemi qenë studente në Universitetin e Mjekësisë, tashmë kemi krijuar Federatën e Mjekëve shqiptarë që janë në diasporë, për të rritur shkëmbimin profesional”, u shpreh Haubrich.
“Mund të themi që largimi është një histori komplekse, jo vetëm ekonomike, por në fillim nuk patëm as shansin që të nisnim një punë këtu si mjeke, Unë kam emigruar në Gjermani që prej 9 vitesh, jam një nga brezat e parë që ëshrtë larguar”, u shpreh Dollenberg.
“Në momentin që ne jemi larguar nuk na u ofrua asnjë punë, qoftë edhe te paga që është mjaft minimale”, shtoi më tej Haubrich.
Lidhur me jetën e tyre në Gjermani, mjeket shqiptare thanë se janë përshtatur dhe integruar mjaft mirë, ndërkohë që përshtatja me kulturën fillimisht ishte paska e vështirë.
“Pas 9 vitesh padyshim që jemi integruar shumë mirë, u jemi adaptuar kërkesave që ka shoqëria gjermane, shqiptarët mund të arrijnë gjëra shumë të mëdhaja, duke qenë se janë shumë të përkushtuar ndaj profesionit”, tha me bindje Dolleberg, ndërkohë që për Haubrich, nuk ka qenë aspak e lehtë lënia e familjes.
“Ne që kemi kaluar dhjetëveçarin e parë jashtë shtetit, e dimë që një ditë duhet të kthehemi në atdhe, pasi kemi familjet tona, por edhe dashurinë për mëmëdheun, që ka nevojë për kontributin tonë”, shtoi Haubrich.
Ndërkohë që të dyja mjeket u shprehën se Shqipëria ka nevojë që ti mbajë mjekët e rinj, por për këtë ata kanë nevojë për paga më të larta dhe kushte më të mira pune.
“Mjekët duhet të qendrojnë në Shqipëri që të kërkojnë paga më të mira, po e jap këtë informacion edhe për ata që janë të interesuar për shkëmbim eksperiencash. Gjuha është kryesorja pasi ti duhet që tia shpjegosh si duhet pacientit. Është pak e vështirë pasi nuk e njohim kulturën gjermane, por duhet të kesh një korrektesë shumë të madhe”, tha Dollenberg.
“Mjekët që kanë qendruar në Shqipëri, një pjesë e kanë akoma mendjen për t’u larguar drejt Gjermanisë. Në Gjermani mund të bësh njëherësh disa specialitete, këtu specialitetet janë monopol, thuhet që janë vetëm 3 vende të lira, ndërkohë që atje mund të zgjedhësh secilën.
Këtu as që mund të mendohet se ti mund të specializohesh për kardiologe, ndërsa atje të thonë po, puno dhe përpiqu. Realizimi profesional është një gjë që atje mund të rritesh shumë shpejt”, shtoi më tej ajo.
Dy mjeket thanë se Federata tashmë ka zhvilluar takime në shumë qytete, ku ka mjekë shqiptarë. në mënyrë që të ketë një shkëmbim sa më të madh eksperiencash, por pse jo dhe mundësish profesionale.