Pak orë para vizitës së zëvendësndihmës sekretarit Amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee në Tiranë, Kreu I LSI-së Petrit Vasili është shprehur më anë të një statusi në rrjetin social Facebok se se ky është një shans për normalitetin dhe qetësinë që duan të gjithë.
“Zv.ndihmës sekretari i shtetit të SHBA, Brian Hoyt Yee nesër në Tiranë. Një shans për kompromis, që mundëson vazhdimin e integrimit evropian dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme. Një shans për normalitetin dhe qetësinë që duam dhe aspirojmë të gjithë”.
Vizita e zëvendësndihmës sekretarit Amerikan të Shtetit shihet si një mundësi e fundit për të ulur në dialog maxhorancën dhe opozitën, në mënyrë që kjo e fundit të hyjë në zgjedhje.
Brian Yee do të takohet nesër me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha, si dhe me krerët e mazhorancës. (S.SH/SHUPLAKA)