Peshëngritësi shqiptar, Briken Calja ka folur për herë të parë për pjesëmarrjen tij në Kampionatin Kombëtar në Armeni. Përmes një postimi në Facebook ai konfirmoi pjesëmarrjen në kompeticionin e rëndësishëm sportiv.
Calja mungoi në kampionatin kombëtar të para disa ditëve, dhe kjo ka ngritur dyshime për pjesëmarrjen e tij të metejshme në Kampionat. Pas këtyre spekulimeve, në postimin e tij në Facebook ai shkruan se nuk mundi të marrë pjesë për shkak të problemeve shëndetësore.
Ai siguroi ndjekësit se këto problem kanë kaluar dhe se ndihet më në formë se kurrë për të vazhduar. Në fund të deklaratës së tij ai ka falenderuar për mbështetjen familjen, trajnerët Geraldin dhe Vaninin si dhe Klubin Shumësportësh Tirana.
Postimi i plotë:
SQARIM I NEVOJSHËM PËR OPINIONIN PUBLIK
Me ane te ketij postimi doja ti jepja fund spekullimeve dhe te sqaroja opinionin publik ne lidhje me mospjesmarren time ne Kampionatin Kombetar te zhvilluar disa dite me pare dhe ne lidhje me pjesmarrjen ne Kampionatin Evropian qe do te zhvillohet ne Armeni muajin e ardhshem.
Doja te theksoja qe mospjesmarrja ime disa dite me pare lidhet me nje situate shendetesore jo favorizuese me te cilen u perballa nga e cila u shkaktua dhe kjo mungese.
Ne lidhje me Kampionatin Evropian te prillit doja te theksoja se jam ne nje forme shume te mire, stervitja po shkon shkelqyeshem dhe te gjitha veshtiresite shendetesore jane superuar. Do te shkojme si perhere me koken lart per te zhvilluar nje kampionat spektakolar nga ku kam pritshmeri te larta per medalje.
Doja te falenderoja per mbeshtetjen familjen time, trajneret e mi Geraldin dhe Vaninin &Klubi Shumësportësh Tirana.
Shihemi ne garen e radhes.
Brikeni
Discussion about this post