11:44 | 15/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Brilante skema e Ramës! Dje policia terrorizonte gazetarët te ”Koha Jonë”, sot kryeministri i gostiti në Llogara

11:48 | 29/08/2017
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha, Veç e Shuplakës
0
Brilante skema e Ramës! Dje policia terrorizonte gazetarët te ”Koha Jonë”, sot kryeministri i gostiti në Llogara

Mund të thuhet, pa as më të voglin dyshim, se skemat e PR-it dhe krijimit të besimit te njerëzit nga kryeministri Rama dhe stafi i tij funksionojnë për mrekulli.

Me siguri këtë mëngjes, një banor i një fshati të largët të Shqipërisë edhe po të ketë mundësi ta dëgjojë se ditën e djeshme policia ka terrorizuar gazetarët e ”Koha Jonë” për një shkallë hekuri që rezultoi se ishte e rregullt, nuk do ta besojë aspak meqë ka parë paraprakisht se sa mirë sillet me gazetarët kryeministri i vendit.

Sot në mëngjes i gostiti me ushqim e lëngje frutash 3 gazetarët e rëndësishëm të medieve në Shqipëri dhe sigurisht që aty nuk u fol aspak për çfarë ka ndodhur dje në Tiranë.

Një ngjarje e rëndë u mbajt e fshehtë  nga të gjitha mediet, ndërsa sot ”Shuplaka” publikoi rrëfimin e Nikollë Lesit dhe detaje të ish-ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani për ngjarjen në fjalë. Në dijeni të saj u vu edhe këshilltari i Kryeministrit Endri Fuga, siç tregon vetë Lesi: ”Mora Endri Fugën këshilltarin për mediat të kryeministrit Rama dhe natyrisht me një ton paksa të ngritur të komunikimit, i shpjegova se jam në polici në pritje të marrjes në pyetje për “vepra penale” (!) dhe i nisa edhe një foto me whatsapp, ku dukej fytyra e përvuajtur e një polici që thoshte se nuk na del rroga që na jep Edi Rama.”

Më poshtë Lesi shpjegon thelbin e asaj që ndodhi dje:

”Një kujtesë për kryeministrin Rama: Gazeta “Koha Jone” ka provuar e përballuar dhunën dhe djegien e pushtetit të ish-presidentit Berisha si dhe presionin dhe gjyqet e ish-kryeministrit Nano. Ndaj kujdes zoti Edi Rama, pasi dikur keni qenë edhe vetë gazetar dhe analist i kësaj gazete të lirë. Kështu e filluan marrjen e pushtetit edhe Berisha (1992-1997) dhe Fatos Nano (2003-2005), me sulm direkt dhe që në fillim ndaj gazetës së parë të lirë në Shqipëri, por u rrëzuan…

Nuk donim të ndodhte kjo që ndodhi, kur redaksia e gazetës “Koha Jone” u rrethua me polici, sikur të ishte një vend kriminal apo një organizatë terroriste. Kishte shumë makina e forca policie të policisë së shtetit. Ndonëse ishte një pretekst nga pushteti se gjoja po bënim një “ndërtim pa leje”, por në thelb ishte për të treguar dhëmbët ndaj “Koha Jone”, pas shkrimeve kritike ndaj një pjese të ministrave dhe kryeministrit Rama. Në një kohë që një pjesë jo të vogël të medias e ka futur nën kontroll interesash lejesh ndërtimi dhe interesa të tjera financiare, gazeta “Koha Jone”, pa pretenduar për kohët e saj të arta kundër Berishës së I-rë dhe Nanos së II-të, është munduar të jetë realiste. Por me sa duket qëndrimet editoriale të “Koha Jone” nuk janë pëlqyer nga Edi Rama. Na ishte thënë  nga këshilltarët e tij se “po kaloni vijën e kuqe ndaj kryeministrit”, por nuk besonim se do arrinte deri këtu, që të rrethojë redaksinë me polici. Ishte si në filma, dje.”.

Disa mund të argumentojnë me të drejtë se policia nuk është e Ramës, por ka ndodhur edhe që Rama u ka bërë thirrje atyre  të angazhohen për fitoren e PS-së në zgjedhje.

Shqipëria nuk është Tirana. Televizionet që transmetojnë 24 orë ”Live” kryeministrin Edi Rama janë të vetmet kanale informimi për qytete të tjera e zona të largëta.

Çfarë rreziku mund t’i kanoset Edi Ramës nga shkrimet e disa portaleve në kryeqytet më shumë se informimi ”i keq” për interesat e tij, i pjesës më të madhe të vendit?! (V.G/SHUPLAKA)

Djathtas Edi Rama duke gostitur për mëngjes në Llogara 3 gazetarë, majtas fotot e terrorit të policisë ndaj gazetarëve te ”Koha Jonë” 

 

 

Etiketa: edi ramagazetarekoha joneprskematerror
Pas

Përplasja me armë jashtë lokalit të natës në Sarandë, 1 javë më parë u plagos dhe bashkëpronari (DETAJET)

Para

ZGJIDHJA: Rilindja t’i japë tekstet shkollore falas, PD të kursejë “lotët e krokodilit”

Para
ZGJIDHJA: Rilindja t’i japë tekstet shkollore falas, PD të kursejë “lotët e krokodilit”

ZGJIDHJA: Rilindja t’i japë tekstet shkollore falas, PD të kursejë "lotët e krokodilit"

Discussion about this post

 



Të Fundit

Asnjë surprizë nga Kosova, dështon për të 32-tën herë konstituimi i Kuvendit të ri

Sezoni veror, SHBA ndihmë Forcave Ajrore Shqiptare, kryhen stërvitje për përballimin e situatës që mund të krijohet me zjarret

Konstituimi i Legjislaturës, Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në tentativën e 32-të

Arrestohet 44-vjeçari që vidhte në dyqane, automjete dhe stacione autobusi(EMRI)

Mjekët në Indi: Janë gjetur 270 trupa nga vendi i rrëzimit të avionit në Ahmedabad

Simon Zereci komandohet në krye të Gardës së Republikës

Përplasen dy balona me ajër në Turqi, një i vdekur dhe 19 të plagosur

Nesër samiti i SEECP/ Presidenti Begaj pret nesër kryetarët e shteteve anëtare në Tiranë

Kapet ‘skifteri’ në Laç, 26-vjeçari arrestohet teksa tentonte të shiste sendet e vjedhura në një qytet tjetër

Kalaja e Beratit/Kurora Historike që Flet me Heshtjen e Saj

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.