Një Gjykatë në britani ka dënuar me burg tre shqiptarë. Ata u kapën me drogë e llojit kokainë e cila arrinte vlerën 400 mijë paund.
Sipas medias britanike guardian-series.co.uk. shqiptarëve iu është gjetur 4 kilogram kokainë e pastër.
Gjykata vendosi 5 vite burg për Ardi Kurdi nga Lexington Place, Elton Kanani u dënua me 6 vite e 7 muaj burg. 28-vjeçari Ermal Tyto u dënua me 9 vite e 4 muaj.
Arrestimi i tyre erdhi pas një vëzhgimi prej 18 muajsh që kishte bërë policia. Shqiptarët ishin pikasur duke shkëmbyer çanta që mbanin brenda drogë dhe para. Tyto dhe Kurdi u arrestuan pasi në makinat e tyre u gjetën 53 000 paund para të thata dhe kokainë që arrinte vlerën e rreth 200 000 paundëve në rrugë. Përveç dënimit atyre do t’u konfiskohet edhe pasuria. (B.H/Shuplaka)