Pòlicia Britanike ka realizuar një mega-operacion ndërkombëtar në vijim të të cilit janë sekùestruar 79 kg drògë dhe 3.6 milionë paund. Sipas Daily Mail, është zbuluar një shërbim global i koduar i komunikimit të përdorur eksklùzivisht nga kriminelët për të kryer biznesin e tyre.
Sipas autoriteteve britanike, është zbùluar se ishin 60,000 përdorues jashtë shtetit dhe 10,000 në Britani të Madhe. Ata përdornin EncroChat, një shërbim i sigurt i mesazheve në telefon celular, i cili përdoret nga kríminelët për të koordinuar dhe planifikuar shpërndarjen e mallrave të palígjshme, pastrimin e parave dhe komplote për të vrárë kríminelët rivalë.
Rreth dy muaj më parë, pas shkëmbimit të informacionit ndërkombëtar, një ekip ndërkombëtar për zbatimin e ligjit i përbërë nga oficerë në Francë dhe Holandë gòditi kriptimin e kompanisë.
Nga operacioni i gjerë në tre vendet janë bërë 746 arrèstime dhe janë kapur 54 milion paund para kríminale, 77 armë zjarri dhe më shumë se dy ton drògë të sèkuèstruara.