Princi Charle i Wales-it ka deklaruar për “Radion BBC” se rritja e grupeve populiste anembanë botës ka sjellë reminishenca të theksuara të fashizmit të viteve ’30. Po kështu ai nëpërmjet kësaj interviste bëri thirrje për mospërsëritjen e tmerreve të së kaluarës për çështjet e besimit fetar dhe persekutimit që ndodhte në atë kohë.
Trashëgimtari i fronit britanik tha se tani në botë ka një rritje të agresionit të atyre që nuk respektojnë vlerat, besimin dhe prejardhjen e njëri-tjetrit.
Komentet e tij vijnë pas fjalimit të Papa Françeskut në muajin nëntor, se botën e ka mbështjellë një epidemi që lufton racën dhe besimin, e cila po dëmton shoqërinë.
Europa po përjeton një rritje të lëvizjeve nacionaliste nga Franca, Gjermania, Britania, Hungaria dhe Polonia. Nuk duhet të harrojmë as sulmet e fundit terroriste që kanë përfshirë Europën muajt e fundit. (J.V/Shuplaka)