10:23 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Britania: Brexit “pa kufij” me Irlandën e Veriut, s’do ketë kontrolle të emigrantëve

09:11 | 17/08/2017
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Britania: Brexit “pa kufij” me Irlandën e Veriut, s’do ketë kontrolle të emigrantëve

Britania nuk duhet të ketë postë kufitare apo kontrolle të emigrantëve mes Republikës së Irlandës dhe Irlandës së Veriut pas “Brexit”-it.

Kështu thuhet në një dokument që jep detaje në përpjekje për të zgjidhur një prej aspekteve më komplekse të shkëputjes së mbretërisë ishullore nga Bashkimi Europian. Rreth 30 mijë banorë kalojnë kufirin prej 500 kilometrash çdo ditë, pa kontrolle doganore apo emigracioni.

Ndaj, negociatorët duhet të punojnë për të arritur marrëveshje të reja, pa shtuar tensionet në një rajon që ka vuajtur dekada të tëra trazirash të përgjakshme, përpara se të arrihej marrëveshja e paqes në vitin 1998.

Si pjesë e këtyre dokumenteve, që kryeministrja Theresa May shpreson t’i shtrojë për diskutime me Bashkimin Europian, qeveria britanike nënvizoi të martën edhe vizionin e saj për një sistem doganor “të butë”, pa pengesa burokratike që nxisin frikë, gjë që politikanët e BE-së e përkufizuan si “fantazi”.

Publikimi i kësaj të mërkure mbështetet fuqishëm në propozimet në fjalë, si një zgjidhje për Irlandën e Veriut që të mos përfshihen “infrastruktura për kontrollin fizik apo posta kufitare”, sikurse edhe mbikëqyrje elektronike.

Arritja e një marrëveshje me BE-në mbi këtë aspekt ishte në krye të listës britanike të prioriteteve për “Brexit”-in, deklaron qeveria.

Synimi është “të gjendet një zgjidhje praktike që njeh kontekstin unik ekonomik, social e kulturor të kufirit tokësor me Irlandën, pa krijuar pengesa të reja tregtare me Britaninë e Madhe”, tha ministri i Irlandës së Veriut, James Brokenshire.

May tha gjithashtu se Britania duhet të konsiderojë përfshirjen në zëvendësimin e disa fondeve të BE-së për projektet e paqes në Irlandën e Veriut, pasi ajo të largohet nga blloku europian në mars të vitit 2019, për të parandaluar kështu një ringjallje të dhunës mes protestantëve probritanikë dhe katolikëve nacionalistë irlandezë.

Etiketa: BrexitBritaniiralande
Pas

ERE i vë afat OSHEE-së: Pas 30 shtatorit energjia duhet të blihet online

Para

KUSH e shoqëronte Cristiano Ronaldon në shkallët e ”Santiago Bernabeut” për të ndjekur Real-Barça (FOTOT)

Para
KUSH e shoqëronte Cristiano Ronaldon në shkallët e ”Santiago Bernabeut” për të ndjekur Real-Barça (FOTOT)

KUSH e shoqëronte Cristiano Ronaldon në shkallët e ''Santiago Bernabeut" për të ndjekur Real-Barça (FOTOT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

PD përshëndet mesazhin e zyrtarit të lartë të Departamentit të Shtetit: Rezonon fuqishëm me kauzat tona dhe me gjendjen e Shqipërisë

Divorcet, afro 12 mijë padi në vit! Punonjësit socialë ankohen për diskriminim në Gjykata: Të zbatohet ligji në proces

Tragjedi në Francë/ 17-vjeçari vritet me thikë gjatë festimeve për fitoren e PSG-së

Shemben urat në 2 rajone ruse në kufi me Ukrainën, 7 të vdekur

Kaos në Paris pas fitores së Champions, kryeqyteti në flakë, 294 të arrestuar dhe 4 të plagosur

Dosja “Partizani” në Gjykatën e Posacme, shorti për trupën gjykuese këtë të hënë

Itali/ Me 8 kg kokainë të pastër në makinë, karabinierët prangosin shqiptarin! E tradhtoi nervozizmi

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve

Ekspertët i konsiderojnë masa “shkatërruese” për Kremlinin/ Çfarë pritet nga sanksionet e reja të Trump ndaj Putin dhe si do të “goditet” ekonomia ruse

Wadephul: Shqyrtim i furnizimeve me armë për Izraelin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.