16:02 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Britania do t’i japë Ukrainës 2.4 miliardë dollarë hua për blerje të armëve

13:45 | 22/10/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Britania do t’i japë Ukrainës 2.4 miliardë dollarë hua për blerje të armëve

Britania do t’i japë Ukrainës 2.4 miliardë dollarë hua për blerjen e më shumë sisteme armësh, njoftoi sekretari i Mbrojtjes, John Healey, më 22 tetor. Njoftimi vjen në kohën kur forcat e Kievit po përballen me luftime të ashpra me forcat ruse në lindje, ndërkaq përditë qytetet dhe infrastruktura ukrainase është cak i sulmeve ajrore.

Shuma e huas që Healey përmendi është pjesë e një huaje më të madhe në vlerë prej 50 miliardë dollarësh për Ukrainën që u bë publike në qershor nga Grupi i shtatë shteteve më të industrializuara (G7).

Paratë e kësaj huaje do të merren nga paratë e gjeneruara nga asetet e ngrira sovrane ruse në Perëndim, pasi Moska nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Asetet e ngrira ruse vlerësohet se arrijnë shumën prej 300 miliardë dollarësh.

 

 

Huaja është “e destinuar si mbështetje buxhetore për shpenzimet ushtarake të Ukrainës, duke u mundësuar ukrainasve të investojnë në pajisje kyçe për përpjekjet e tyre kundër Rusisë, sikurse mbrojtja ajrore, artileria dhe pajisje të tjera”, tha Healey përmes një deklarate të publikuar nga Qeveria britanike.

Kjo hua është shumë shtesë në kuadër të programit ekzistues të Britanisë për mbështetje vjetore ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 3.9 miliardë dollarësh dhe vjen pasi Londra veçse ka dhënë 16 miliardë dollarë në formë të mbështetjes ushtarake, ekonomike dhe humanitare për Kievin. Rusia ka thënë se përdorimi i aseteve të saj të ngrira është i paligjshëm dhe ka paralajmëruar se do të hakmerret./REL/

Etiketa: BritaniaUkraine
Pas

Takimi i Ramës me sipërmarrësit, Teliti: Kryeministri t’ju drejtojë gishtin atyre që tenderojnë e menaxhojnë miliarda euro në vit

Para

U takua në qeli me Presidentin e PL-së, avokati Gjokutaj: Nuk ka asnjë provë!

Para
U takua në qeli me Presidentin e PL-së, avokati Gjokutaj: Nuk ka asnjë provë!

U takua në qeli me Presidentin e PL-së, avokati Gjokutaj: Nuk ka asnjë provë!

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Jemi të varur nga SHBA”- Kancelari Merz: Për Ukrainën mendojmë ndryshe

Operacioni ‘Ura’/ Kapet në Belgjikë dhe ekstradohet në Itali shqiptari i kërkuar i Antimafias së Barit! Anëtar i grupit të drogës së ‘Visit të Pojës’

Izraeli nuk ndal sulmet në Gaza as për Bajram, raportohet për 20 të vrarë

Marrëveshja bërthamore SHBA-Rusi në rrezik, zyrtari i lartë rus: marrëdhëniet aktuale nuk premtojnë vazhdim të akordit

Sezoni veror/ Fundjava me diell sjell fluks të lartë pushuesish në bregdet, trafik i rënduar në aksin Milot-Lezhë! Shumica e mjeteve me targa të Kosovës

Transportonte ilegalisht emigrantët nga Palestina, arrestohet 37-vjeçari në Elbasan (EMRI)

Operacion kundër abuzimit seksual me fëmijë, Interpol arreston 20 persona

Franca e vendosur për njohjen e shtetit te Palestinës: Hapi i radhës

Rusia rikthen “Oreshnikun” shkatërrues, topa zjarri shfaqen në qiellin mbi Kazakistan

DVP Vlorë/Finalizohet operacioni policor “Secret Flat”, goditet një rast i shfrytëzimit të prostitucionit me shtetase të huaja.

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.