Sekretari i Jashtëm Boris Johnson i Britanisë së Madhe tha këtë të premte se Presidenti rus Vladimir Putin me shumë mundësi fshihet pas helmimit të ish spiunit rus dhe vajzës së tij”
Bbc shkruan se vërejtjet e z. Johnson ishin një përshkallëzim domethënës në mosmarrëveshjen midis Londrës dhe Moskës, duke lidhur drejtpërdrejtë udhëheqësin rus me helmimin e Sergei V. Skripal dhe vajzës së tij Julia në qytetin anglez Salisbury.
Gjithsesi, shefi i NATO-s tha për BBC se Rusia ka tronditur “paqen dhe unitetin” me aleatët e Mbretërisë së Bashkuar.
Duke folur gjatë një vizite në një bunker ushtarak në perëndim të Londrës me ministrin e jashtëm polak, z.Johnson tha se “inatin e kanë me Kremlinin e Putinit”
Rusia e mohon përfshirjen e saj dhe shprehet se “akuzat kundër z.Putin ishin “shokuese dhe të pafalshme”
“Ne kemi deklaruar në mënyrë të përsëritur në nivele të ndryshme se Rusia nuk ka të bëjë fare me atë histori,” tha Dmitry S. Peskov, zëdhënësi i Kremlinit, të premten agjencia e lajmeve Tass.
Sergej V. Lavrov, ministri i jashtëm rus, tregoi se vendi i tij do të dëbonte diplomatët britanikë – një masë që pritej në përgjigje të goditjes së Britanisë këtë javë. Por ai nuk pranoi të jepte një numër.
Ish agjenti rus dhe vajza e tij u helmuan më 4 mars me një agjent nervash të njohur si një Novichok, një lloj arme kimike e fuqishme dhe e zhvilluar nga Bashkimi Sovjetik në vitet 1970 dhe 1980 dhe të dy janë në gjendje kritike, sipas zyrtarëve britanikë.
Zyrtarët britanikë kanë premtuar të rishqyrtojnë vdekjet e dyshimta të shumë njerëzish në Britani, të cilët kishin sulmuar Kremlinin.
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post