Trupat e fundit britanikë në Afganistan do të largohen ‘brenda disa ditësh’ pasi forcat amerikane e planifikuan datën e tërheqjes për të shkuar në vijë të drejtë me Ditën e Pavarësisë së SHBA.
Më shumë se 200 ushtarë të “Black Watch” do të fluturojnë në shtëpi, duke i dhënë fund dislokimit 20-vjeçar të Mbretërisë së Bashkuar, i cili filloi pas 11 shtatorit, 2001, kur u sulmuan dhe Kullat Binjake.
Para nisjes, ata do të marrin pjesë në një ceremoni për uljen e flamurit, së bashku me forcat amerikane, për të nderuar 456 trupat britanike të vrara atje që nga fillimi i fushatës.
Mijëra p[jesëtarë të personelit britanik gjithashtu janë plagosur në betejën kundër Talebanëve. Më shumë se 38,000 civilë afganë janë vrarë dhe 70,000 janë plagosur.
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar Sir Laurie Bristow pritet të marrë gjithashtu pjesë në evenimentin në Kabul. Ai po qëndron në Afganistan pasi trupat janë larguar.
Largimi i tyre erdhi pas tërheqjes së trupave italiane dhe gjermane këtë javë. Vende të tjera të NATO-s kanë kthyer forcat e tyre në shtëpi gjatë muajit të kaluar.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden kishte caktuar 20 vjetorin e sulmit të Kullave Binjake më 11 shtator si afatin e fundit për të sjellë të gjitha trupat amerikane në shtëpi, por zyrtarët ushtarakë thanë dje se data ishte caktuar për këtë fundjavë.
Tërheqja e “Black Watch – Batalioni i 3-të, Regjimenti Mbretëror i Skocisë (3 Skocezët)” – vjen pasi raportet e inteligjencës sugjeruan se Talibanët mund të vendosin qeverinë e zgjedhur të Afganistanit brenda muajsh.
Duke komentuar humbjen e rretheve rreth vendit për Talibanët, gjenerali më i lartë i Amerikës atje, Austin Miller, tha: “Një luftë civile është sigurisht një rrugë që mund të vizualizohet nëse kjo vazhdon … dhe kjo duhet të shqetësojë botën”.
Ringjallja e Talibanëve, e cila ka përfshirë sulme kundër civilëve, është një çështje e një rreziku të madh edhe për qindra përkthyes, të cilët ndihmuan forcat britanike, por janë ende të ngecur në Afganistan.