18:10 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Britania ndryshon politikën e emigracionit

23:46 | 01/03/2018
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Britania ndryshon politikën e emigracionit
Kryeministrja britanike është akuzuar për “kapitullim total” për çështjen e të ardhmes së qëndrimit në Britani të shtetasve të BE-së, pasi vendi të dalë nga Unioni në 2019-ën.
Qeveria njoftoi se çdo qytetar me shtetësi nga ndonjë vend i Bashkimit Europian, i cili mbërrin në Britani para se zyrtarisht ishulli të dalë nga BE, në mars të 2019-ës, do të gëzojë të drejtën për të jetuar në mënyrë të përhershme në Britani.

Ndryshimi i qëndrimit britanik duket se vjen pas presionit të BE-së, se do të pengonte fillimin për arritjen e një marrëveshje tregtare me Londrën. Ky veprim ka shkaktuar zemërimin e deputetëve euroskeptik në radhët e konservatorëve britanik.

Britania kishte rënë dakord që të gjithë 3.2 milionë shtetasit e BE-së që jetojnë aktualisht në Britani do të mund të jetojnë për tërë jetën e tyre në ishull dhe do gëzojnë të gjitha të drejtat si çdo shtetas britanik.

Nëse ata vërtetojnë se kanë jetuar ligjërisht prej pesë vjetësh do të marrin statusin e rezidentit duke pasur akses të plotë në shkollat angleze, spitalet, sistemin e pensioneve dhe përfitimet sociale që merr çdo britanik.

Ndërkaq, ata shtetas të BE-së që kanë më pak se pesë vjet, do u lejohet qëndrimi deri sa të arrijnë kufirin prej pesë vjetësh për ta përfituar këtë drejtë.

Ajo që ka vendosur së fundmi qeveria britanike është edhe për ata që do të mbërrijnë në Britani nga sot deri në mars të 2019, do kenë automatikisht të drejtën e qëndrimit të përhershëm në Britani edhe pas Brexit.

Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh me pasaporta greke apo italiane janë duke shkuar në Britani pikërisht për të përfituar edhe nga kjo mundësi, por edhe nga mundësitë e punësimit që ofron ekonomia britanike.

(M.Q/Faxweb)

Etiketa: Britania e Madhe
Pas

Këto 7 veprime nuk duhet ti kryeni menjëherë pasi keni ngrënë

Para

Përplasja/ Gerveni: Nuk kemi falur det, ekspertët gënjejnë. Pashaj: Ja çfarë duhet të fitojë Shqipëria nga marrëveshja e re

Para
Përplasja/ Gerveni: Nuk kemi falur det, ekspertët gënjejnë. Pashaj: Ja çfarë duhet të fitojë Shqipëria nga marrëveshja e re

Përplasja/ Gerveni: Nuk kemi falur det, ekspertët gënjejnë. Pashaj: Ja çfarë duhet të fitojë Shqipëria nga marrëveshja e re

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Ose Hamasi do të lirojë pengjet, ose do të shfaroset”/ Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë në Gaza pavarësisht negociatave për armëpushim

Presidentja Osmani takon shefin e diplomacisë së Tanzanisë, në kuadër të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

Zjarr në një spital për të moshuarit në Hamburg, 3 të vdekur dhe rreth 50 të plagosur

Vriten dy skocezë në një lokal në Spanjë, sulmi kur po jepej finalja e Champions

“Më shumë se një mbret”, shefi i famshëm Nusret publikon foto me kryeministrin Rama

Ukraina sulmon bombarduesit bërthamorë ruse

Ministri i Gazës dënon heshtjen ndërkombëtare: Izraeli ka kryer masakra kundër popullatës së uritur

EMRI| Detaje nga aksidenti i rëndë në Vlorë, identifikohet viktima

1 i vrarë dhe 12 të plagosur nga të shtënat masive në Karolinën e Veriut

Studentët në Serbi protestojnë sot në 34 qytete

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.